Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

Himara çel sezonin turistik me koncert dhe spektakël dronësh – VIDEO

Himara çel sezonin turistik me koncert dhe spektakël dronësh – VIDEO
Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik gjatë fundjavës së kaluar, përmes një serie aktivitetesh që sollën atmosferë festive në qytetin bregdetar dhe tërhoqën një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas dhe të huaj.

 

 

Kulmi i organizimeve u shënua mbrëmjen e së dielës, me koncertin e këngëtarit grek Konstandinos Argjiros, i cili performoi përpara një publiku të gjerë në sheshin kryesor të Himarës. Prania e tij u shoqërua me interes të lartë nga vizitorët, duke e kthyer koncertin në një nga momentet më të ndjekura të fundjavës.

 

Në vijim të koncertit, organizatorët ofruan një shfaqje dronësh, e cila u zhvillua mbi vijën bregdetare. Qindra dronë të ndriçuar realizuan formacione dhe efekte vizuale në qiell, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke u kthyer në një nga elementët më të veçantë të mbrëmjes.

 

Aktivitetet e organizuara në kuadër të hapjes së sezonit sinjalizojnë nisjen e një periudhe të rëndësishme për turizmin në Himarë, një ndër destinacionet kryesore të rivierës shqiptare, që pritet të mirëpresë fluks të lartë vizitorësh gjatë muajve të verës. Saranda Web

 

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Ksamil, hidhet eksploziv në oborrin e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Ksamil, hidhet eksploziv në oborrin e një banese

29 Nëntor 2026 09:06
Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

28 Nëntor 2026 19:19
Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28 Nëntor 2026 12:56
Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

28 Nëntor 2026 10:45
Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

27 Nëntor 2026 20:54
Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

27 Nëntor 2026 19:14
Banneri që tregon ku duhet klikuar për të parë Saranda web tv Banner reklamues