Grindja e 2 fëmijëve degradon në sherr mes prindërve dhe procedime penale

11/01/2512:25

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë ka referuar materialet në Prokurori për shtetasit E. S., 53 vjeç, dhe V. C., 54 vjeç, të dy banues në Sarandë, pas një konflikti fizik mes tyre.

 

Sipas njoftimit të Policisë, konflikti ka përfshirë edhe fëmijët e tyre. Dyshohet se shtetasi V. C. ka nxitur fëmijën e tij të mitur që të godasë me grusht djalin 12-vjeçar të shtetasit E. S.

Megjithatë, policia nuk ka saktësuar nëse sherri filloi mes fëmijëve apo mes prindërve.

 

Të dy shtetasit janë vënë nën hetim, dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.