Greqia masa të reja anti-Covid në doganën e Kakavijes

01/03/2110:43

Shperndaje:


Qeveria greke filloi sot përforcimin e masave antikovid në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.
“Duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars 2021 pika kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani”, thuhet në njoftim.
Po ashtu do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. “Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400”, thotë njoftimi .

Sipas policise greke, “ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve”.
“Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.