Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj – VIDEO

Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj

 

Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, po përjeton një tjetër vit rekord. Vetëm gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, Butrinti ka pritur 202 mijë e 161 vizitorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përfaqëson një rritje me 52 për qind, ose 68 mijë e 788 vizitorë më shumë. Edhe të ardhurat janë dyfishuar, duke u rritur me +104 për qind.

 

QYTETI ANTIK Butrinti thyen rekordet 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj

 

Në muajin gusht, parku ka pritur mbi 51 mijë vizitorë, duke konfirmuar interesin e lartë të turistëve vendas dhe të huaj.

 

“Jam nga Anglia. Eh, dhe sot ka qenë një ditë e mrekullueshme… Rrënojat janë fantastike… janë kaq mirë të ruajtura. U habita këndshëm. Ka qenë mahnitëse. Të gjithë kanë qenë shumë miqësorë. Moti i shkëlqyer. Dhe padyshim, do t’ua rekomandoja njerëzve të vinin.”

 

Ky është vetëm një nga dhjetëra reagime pozitive që dëgjohen çdo ditë në Butrint. Për shumë prej vizitorëve, përvoja shkon përtej pritshmërive.

“Është fantastike. Po e shijoj shumë kohën këtu. Deri tani kemi dy ditë. Do rrimë edhe pak më gjatë. Është një përvojë shumë e bukur. Edhe ushqimi është shumë i mirë. Pra, po e shijoj shumë qëndrimin në Shqipëri.”

 

“Unë jam Stefan. Kjo është vajza ime dhe kjo është Kristina. Ne jemi nga Danimarka. Jetojmë në Gjermani dhe është udhëtimi ynë i parë në Shqipëri. Deri tani na pëlqen shumë këtu.”

 

Për shumë vizitorë, ajo që e bën Butrintin unik është historia e tij mijëravjeçare, e shtrirë në çdo rrënojë.

 

 

“Kushërira ime është nga Shqipëria, më tha të vija për vizitë. Është shumë interesante të shohësh kaq shumë histori, sepse në Shtetet e Bashkuara historia jonë nuk shkon aq prapa në kohë. Është mbresëlënëse të shohësh gjëra kaq të vjetra ende kaq mirë të ruajtura.”

 

E njëjta ndjesi përcillet edhe nga turistë të tjerë, që e shohin Butrintin si një udhëtim në mbi 2 mijë vite qytetërim.

 

“Ishte fantastike të vija këtu dhe të shihja historinë e parkut. Mbi 2,000 vite histori… Ishte vërtet e bukur të mësoje për historinë, të shihje rrënojat dhe gjithë peizazhin. Ishte një kohë e shkëlqyer.”

 

Butrinti mbetet kështu një thesar i gjallë i Shqipërisë, ku historia dhe natyra takohen për t’i ofruar çdo vizitori një përvojë të paharrueshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.