Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 04:00 të mëngjesit në urgjencën e Spitalit të Sarandës është paraqitur i plagosur A. Ç. 51 vjeç. Ai kishte marrë një goditje me thikë në mushkërinë e majtë, duke pësuar dëmtime serioze.

 

Mjekët e Spitalit të Sarandës i kanë dhënë ndihmën e parë të specializuar, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është vendosur transferimi i tij i menjëhershëm me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të avancuar.

 

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe dokumentimin e shkaqeve që çuan në plagosjen e 51-vjeçarit.

 

Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Sarandë. Saranda Web

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.