Gjyqtarja e Gjykatës së Sarandës jep dorëheqjen. Arsyet


Ndërsa ‘kosa’ Vetingut po zbret në nivelet e ulëta të gjyqësorit, edhe gjashtë magjistratë kanë dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit gjatë ditëve të fundit të dhjetorit 2019 dhe ditëve të para të janarit 2020.
Shqiptarja.com mëson se mes tyre është edhe gjyqtarja e Sarandës Ketra Bajrami si dhe gjyqtari i Apelit në Gjirokastër Tomor Skreli kanë paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për arsye shëndetësore. Gjyqtari Shkreli ishte edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, madje relator i vendimit që rrëzoi Presidentin Ilir Meta, duke legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit.
Për gjyqtarin e Apelit Tomor Skreli procesi i verifikimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, kishte nisur që në mars të vitit 2019.
Ndërsa për gjyqtaren e Sarandës Ketra Bajrami procesi i verifikimit nga Komisioni i Vetingut ka nisur në nëntor 2019. Në ditët në vijim, sipas një procedura të konsoliduar tashmë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të vendosë ndërprerjen e procesit të Vetingut për të tre subjektet, bashkë me shënimin sipas të cilit ata nuk kanë të drejtë të bëhen pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Shumica e dorëheqjeve janë motivuar me arsye shëndetësore si dhe me punësimin në pozicione të tjera jashtë sistemit të drejtësisë.
Shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.