Gjykata jep vendimin për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Gjykata lë në burg 20 të arrestuarit, dyshohen si shpërndarës droge në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 persona, të cilët akuzohen se janë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil.

Masat e sigurisë janë vendosur me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në kuadër të procedimit penal nr. 442 të vitit 2026. Personat nën hetim akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur pas informacionit të referuar nga Komisariati i Policisë Sarandë. Nga veprimet hetimore dyshohet se personat e përfshirë bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shpërndarjen e drogave të ndryshme, kryesisht kokainë dhe cannabis.
Aktiviteti dyshohet se zhvillohej në disa prej zonave më të frekuentuara të Sarandës dhe Ksamilit, veçanërisht në Shëtitoren e Sarandës, në plazhe, pranë gjimnazeve dhe në beach bar-e të frekuentuara nga turistët.
Hetuesit dyshojnë se në këtë aktivitet janë përfshirë edhe shtetas të huaj, të cilët kontaktonin personat nën hetim për të blerë sasi droge dhe më pas për t’i shpërndarë ato në Sarandë dhe Ksamil. Cannabis sativa, sipas hetimeve, dyshohet se sigurohej nga fshati Shevasi dhe zona përreth.
Për zbardhjen e aktivitetit, gjatë një periudhe rreth dymujore janë zhvilluar veprime simuluese dhe përgjime ambientale, përmes të cilave Prokuroria thotë se është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave të hetimit, sasitë e shitura varionin nga 0.3 gramë deri në 3.5 gramë, ndërsa çmimet dyshohet se shkonin nga 2 mijë deri në 35 mijë lekë, në varësi të llojit dhe sasisë së lëndës narkotike.
Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të 20 personat nën hetim, ndërsa procedimi vijon për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë individuale të secilit.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
08/09/2613:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
08/09/2613:55
Suvenire nga Saranda – Shegë
08/09/2613:55
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
08/09/2613:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
08/09/2613:55