Florjana Koka: Ja projekti im për KS Butrintin


Kryetarja e Bashkisë Sarandë Florjana Koka gjatë komunikimit të djeshëm në Këshillin Bashkiak të Sarandës dhe analizës së punëve në këtë institucion, ka folur edhe për gjendjen e KS Butrinti.
Florjana Koka u shpreh se gjendja në klubin e futbollit nuk është e kënaqshme, pasi klubi financohet 100% nga Bashkia.
Por pavarësisht kësaj, ekipi ka arritur të zhvillojë aktivitetet normalisht, u shpreh kryetarja e Bashkisë.
Në lidhje me të ardhmen e ekipit, ajo u shpreh se projekti i Bashkisë Sarandë është për ngritjen e një Akademie sportive, ku do të ketë grumbullim dhe stërvitje të talenteve që në moshën 11 vjeç.
Projekti i Bashkisë synon që Bashkia të sigurojë ambientet, bazën materiale dhe pagesa të bëhen vetëm për 1 drejtor teknik dhe 3 trajnerë, ndërsa të ardhurat e tjera të sigurohen nga shitja e futbollistëve dhe nga sponsorizime të tjera.
Madje Kryetarja e Bashkisë Florjana Koka e ka hedhur topin në fushën e Opozitës, duke iu drejtuar këshilltarëve të djathtë se nëse kanë ndonjë projekt apo mendim tjetër, ta sjellin në Këshillin Bashkiak dhe ta miratojnë.
Megjithëse në qytetin e Sarandës operojnë dhjetra biznese të mëdha dhe biznese të tjera sezonale me xhiro disa milionë euro në vit, asnjë prej këtyre bizneseve nuk i ka futur ndonjëherë duart në xhep për të sponsorizuar aktivitete sportive apo  kulturore në qytetin ku ata përfitojnë këto të ardhura nga shfrytëzimi i resurseve të tij.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?
Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”
Artizanët e Butrintit, duart që e kthejnë historinë në kujtime për vizitorët – VIDEO

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.