Fari i Lekuresit – Aset turistik për Sarandën
Fari i Lekuresit
Fari i Lekuresit – Dita Ndërkombëtare e Fenerit (Faro) është caktuar diela e trete e Gushtit. Në këtë datë në të gjithë botën përkujtohen Farot për të treguar rrëndësinë dhe vlerat e mëdha që ato mbartin si në drejtim të navigimit por edhe të vlerave kulturore që mund të kenë.
Fenerët janë objekte të ngritura në breg të detit dhe në një lartësi të caktuar për të paralajmëruat mjetet detare sidomos natën apo në kohë me mjegull për ekzistencën e masave që dëmtojnë lundrimin apo hyrjen në porte detarë.
Saranda ka fatin të ketë edhe ajo fenerin e saj si në breg të detit por edhe brenda në det. Feneri në breg ndodhet në rrethinat e kalasë së Lekuresit ose në rrënojat e fshatit të vjetër me të njëjtin emër.
Sot në të gjithë botën Fenerët që janë afër qendrave të banuara dhe janë të vizitueshme i kanë dyert e hapura për banorët dhe për kureshtarët. Çdo Faro ka edhe ‘’pashaportë’’ me të dhënat dhe në shumë raste ka edhe emërtimin e tij.
Fjala Faro është trashëguar nga një ishull në qytetin e Aleksandrisë së Egjyptit ku u ndërtua edhe një nga Fenerët nga më të lashtët dhe më të mëdhenjtë të kohës antike.
Fari i Lekuresit – Aset turistik për Sarandën
Është një nga shtatë mrekullitë e botës antike e ndërtuar në shekulli e tretë p.e.s. Homeri e ka përmendur këtë ishull edhe tek vepra e tij Odisja. Qëndroi në ‘’këmbë’’ deri në shek.14-të të e.s. kur u shkatërua nga një tërmet i fuqishëm.
Për historikun e fenerëve mund të shkruajmë shumë dhe të përkujtojmë ngjarje apo histori të cilat janë përjetuar në libra ,filma këgë, apo dokumentarë të ndryshëm në mbarë botën. E rëndësishme eshtë të kthehemi tek Fari i Lekuresit – Feneri i jonë, ai i Lëkurësit i Sarandës.
Të paktën një herë në vit ti japim rrëdësinë që i takon që nga pushteti Vendor e deri edha ai Qëndror dhe sidomos nga institucionet shtetërore që e kanë në juridiksion.
Format dhe mundësitë janë të shumta. Feneri mund të kthehet në një objekt të vizitueshëm si aset turistik për nga vlerat që ai mbart. Ministria e Turizmit në bashkëpunim me pushtetin vendor të shikojnë mundësinë e plotësimit apo të rrindërtimit të një objekti bashkëkohor dhe modern për ti shtuar vlerat Sarandës dhe turizmit në përgjithësi.
Pirro Naçi 16/8/2020
VIZITONI Farin e Lekuresit
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
24/02/2320:55
Suvenire nga Saranda – Shegë
24/02/2320:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
24/02/2320:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
24/02/2320:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
24/02/2320:55