Ende i paidentifikuar personi që humbi jetën mbrëmjen e djeshme – VIDEO

Mbrëmjen e djeshme në afërsi të Portit Detar të Sarandës ka ndodhur një ngjarje tragjike. Një polumbar ende i paidentifikuar dyshohet se ka pësuar një aksident fatal për shkak të shpërthimit të bombulës së tij të oksigjenit, gjë që ka sjellë humbjen e jetës së tij.

 

 

Sipas dëshmitarëve, viktima ishte një zhytës dhe u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, zhytësi nuk ka arritur të mbijetojë.

 

Pas njoftimit për incidentin, Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. Hetimet po përqendrohen në identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.