Denoncimi: Shitja e Butrintit u gatua në Korfuz. Kush ishin pjesa e tryezës?
Ky i fundit duket se ka pasur informacion te meparshem lidhur me ate cka pritet te ndodhe me Butrintin dhe ka dhene detaje te reja.
“Dhenia me koncesion e Parkut Kombetar te Butrintit eshte akti i fundit i shitjes se identitetit dhe vlerave tona Kombetare nga kjo Qeveri.
Cdo veprim per ta paraqitur si konsulte publike eshte mashtrim pasi ky vendim tashme eshte marre dhe ne funksion te tij eshte zhvilluar edhe nje takim i fshehte ne Korfuz, faktuar kjo nga dalja nga Porti i Sarandes ne dt.25.08.2019 i nje automjeti “Toyota” me targe AA..7.F, me te cilin udhetonin 4 shtetas te huaj qe jane pjese e tryezes per “shitjen” e Butrintit”.
Sot pas hapjes së debatit për dhënien me PPP të Butrintit, Jolio Dine ka publikuar foto të një automjeti dhe personave që udhëtuan drejt Korfuzit 1 vit më parë.
Pas denoncimeve se Butrinti po përgatitet për t’u dhënë me koncension, Saranda Web zbardh faktin se gjatë vitit të kaluar në Bashkinë e Sarandës është zhvilluar një takim, i cili kamuflohet me termat “Prezantimi i Planit të menaxhimit të Butrintit”.
Gjatë këtij takimi nuk ka patur prezencë të mediave, pasi nuk ka patur njoftim për takimin. Se cfarë është biseduar dhe se cfarë përmban ky Plan, ende nuk dihet, por Saranda Web ju sjell njoftimin e publikuar ne faqen ne facebook te Bashkisë pas këtij takimi (pasi faqja web e bashkisë nuk ka ndonjë informacion)
Publikimi i Bashkisë:
Ministrja e Kultures Elva Margariti, ka qene sot ne Bashkine e Sarandes, ne krye te ekipit te specialisteve, qe ka bere prezantimin e Planit te Manaxhimit te Parkut Kombetar te Butrinti per 10 vitet e ardhshme. Zonja Margariti eshte pritur nga Kryetari i Bashkise, zoti Adrian Gurma, i cili ka asistuar ne tryezen e konsultimit per Planin e Manaxhimit te Butrintit.per vietet 2020-2030.
Pasi i ka uruar mireseardhjen zonjes Margariti, Kryebashkiaku Gurma ka vleresuar faktin që ajo eshte ministrja e parë e kulturës, që, pas shumë e shumë vitesh, vjen në Sarandë. Ai ka vleresuar gjithashtu faktin që takimi i parë prezantues për atë që i përgatitet Butrintit me këtë Plan Manaxhimi për 10 vitet e ardhshme, ka nisur pikërisht nga Bashkia. “Megjithëse Butrinti funksionon si një administratë më vete, – u shpreh zoti Gurma – për shkak të përfshirjes dhe operimit në një territor të përbashkët, por edhe për shkak të zhvillimeve që ne i shohim ngushtësisht të integruara mes nesh, Bashkia e Sarandës dhe unë personalisht, jemi drejtpërdrejt të interesuar për t’u njohur me planin e manaxhimit të Butrintit në harkun kohor 2020-2030”.
Ministrja Margariti, pasi ka falenderuar per pritjen dhe per kushtet e prezantimit ne prani te njerezve te duhur dhe mjaft te interesuar, tha se eshte i pari Plan Manaxhimi qe e vizionon Butrintin e vitit 2030, si nje Park qe u perngjan modeleve me te mira rajonale e boterore, me disa rrathe te zhvillimit ekonomik dhe me qasje te forta mjedisore e komunitare, ide keto qe, sipas saj, kane nevoje te zberthehen e konkretizohen ne plane te detajuara.
Me tej, te pranishmit ne tyreze ndoqen ne ekran linjat kryesore te ndertimit te planit manaxherial te Butrintit 2020-2030, pergatitur nga Fondacioni Amerikano-Shqiptar për Zhvillim, në bashkëpunim me Qendrën për Arkeologjinë e Aplikuar, Universitetin College Londër, Trashëgiminë Kulturore pa Kufij në Shqipëri dhe stafin e sajtit të Butrintit,
Turoperatore te pranishem ne konsultim, mjedisore dhe specialiste te trashegimise kulturore e monumenteve, vleresuan risite e Planit qe u prezantua dhe dhane sugjerime te vlefshme per ta pasuruar ate me elemente qe burojne nga pretendimi per te qene Butrinti dhe Parku Kombetar i Butrintit nje lider botëror në menaxhimin e qëndrueshëm të siteve me elemente kulturore dhe natyrore, të ngritur në statusin e një qendre të ofertës turistike rajonale dhe model për parqe të tjera në Shqipëri.
Komunikimi per te marre sugjerime te tjera nga grupe interesi, u la i hapur, per t’u bere edhe ne vijim, permes postes elektronike te Bashkise Sarande, shkruhet në publikimin e bashkisë në facebook.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
12/09/208:04
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
12/09/208:04
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
12/09/208:04
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
12/09/208:04
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
12/09/208:04