Butrinti do të përballet me Maliqin, në një takim që do të zhvillohet në stadiumin “Jovan Asko”, duke nisur nga ora 13:30. Skuadra sarandiote vjen në këtë përballje si një nga ekipet kryesuese të grupit, duke mbajtur vendin e tretë me 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve.
Deri tani, Butrinti ka regjistruar katër fitore dhe dy humbje. Përballë do të ketë Maliqin, që renditet në vendin e katërt me 10 pikë dhe synon të shfrytëzojë faktorin fushë për të ngushtuar diferencën me skuadrën sarandiote.
Një fitore në këtë transfertë do t’i jepte Butrintit mundësinë të forconte pozitat në pjesën e sipërme të renditjes dhe të vazhdonte ndjekjen e dy skuadrave kryesuese, Bylis B dhe AF Luftëtari, të cilat kanë nga 13 pikë.
Ndërkohë, Delvina do të udhëtojë drejt Bilishtit, ku do të përballet me skuadrën vendase në stadiumin “Devolli”, po në orën 13:30.
Skuadra delvinjote ndodhet aktualisht në vendin e nëntë të renditjes me 4 pikë pas pesë ndeshjeve, me një fitore, një barazim dhe tri humbje. Përballë saj do të jetë Devolli, që renditet në vendin e shtatë me 7 pikë pas gjashtë takimeve.
Për Delvinën, kjo ndeshje përbën një mundësi për të përmirësuar pozitat në klasifikim dhe për të zvogëluar diferencën me skuadrat që ndodhen më sipër në tabelë.
Pas gjashtë javëve të para për pjesën më të madhe të ekipeve, Grupi B paraqitet konkurrues, veçanërisht në pjesën e sipërme të renditjes, ku diferencat në pikë janë të vogla.
Takimet Maliqi–Butrinti dhe Devolli–Delvina do të zhvillohen të dielën, më 8 nëntor, në orën 13:30. Rezultatet e tyre do të ndikojnë si në garën për vendet e para, ashtu edhe në përpjekjet e skuadrave të pjesës së poshtme për t’u ngjitur në klasifikim. Saranda Web