Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi

Shpërthimi në një pallat pesëkatësh në Elbasan, që shkaktoi dy viktima dhe plagosjen e 10 personave, ka ngritur shqetësime për sigurinë e përdorimit të bombolave të gazit në ndërtesat e banimit. Inxhinieri i ndërtimit Erion Softa kërkon rishikimin e rregullave, nga certifikimi i bombolave deri te kontrolli i instalimeve në banesa.

Gjatë një interviste në emisionin “Studio Live” në Report TV, Softa tha se ndërtesat e banimit nuk janë projektuar për të përballuar shpërthime të kësaj natyre. Ai kërkoi që përdorimi i bombolave në pallate të ndalohet ose t’u nënshtrohet kushteve të qarta të sigurisë.

Duke folur për godinën e dëmtuar në Elbasan, inxhinieri u shpreh se ajo ishte rikonstruktuar. Sipas vlerësimit të tij, dëmtimet lidhen me shpërthimin e shkaktuar nga një pakujdesi dhe jo me ndërhyrje të mëparshme në strukturën e pallatit.

Softa theksoi se përgjegjësia për sigurinë duhet të përfshijë si tregtarët, ashtu edhe përdoruesit. Ai kërkoi që në treg të ofrohen vetëm bombola të certifikuara dhe që instalimi e mënyra e përdorimit të tyre të verifikohen në vend.

“Objektet nuk janë ndërtuar për të mbajtur shpërthime të tilla”, deklaroi inxhinieri. Për të ilustruar fuqinë shkatërruese, ai e krahasoi efektin e shpërthimit të një bombole me atë të disa kilogramëve tritol.

Për ngjarjen në Elbasan, dyshimet paraprake lidhen me një rrjedhje gazi në tubacionin që lidhte një bombolë 15-litërshe në katin e parë me apartamentin e një 69-vjeçari në katin e tretë. Shkaku përfundimtar mbetet për t’u përcaktuar nga hetimet.

Nga shpërthimi humbën jetën 69-vjeçari Hamit Ibra dhe fqinja e tij, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha. Pallati është shpallur i pabanueshëm dhe pritet të shembet, ndërsa 15 familje kanë mbetur pa strehë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 ditë para Festës së Mandarinës, kryebashkiaku thërret fermerët për të diskutuar problemet e shitjes
Lexoni më shumë
Reshjet e shiut rikthehen në Sarandë, ja si parashikohet moti sot dhe nesër
Lexoni më shumë
“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë