Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda

Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda

Një 38-vjeçar nga Saranda u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në lagjen Kolono të Athinës. I plagosuri është Helis Çato, banues në lagjen nr. 1 të Sarandës. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autori i të shtënave mbetet i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi pranë një kishe. Sipas të dhënave paraprake, në drejtim të Çatos u qëllua dy herë dhe një plumb e goditi. Pas plagosjes, 38-vjeçari arriti deri te automjeti i tij, i parkuar rreth 150 metra larg vendit të të shtënave. Aty u gjet nga policia.

Policia greke arrestoi dy 16-vjeçarë, një shtetas shqiptar dhe një grek, të cilët mësohet se ishin në shoqërinë e Çatos në momentin e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, ata tentuan të largoheshin dhe u arrestuan për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Sipas mediave greke, Çato rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke që prej qershorit, pas një operacioni ndaj një grupi të dyshuar për tregtim kokaine. Gjatë atij operacioni u arrestuan nëntë persona, u shpallën në kërkim katër të tjerë, mes tyre edhe Çato, dhe u sekuestruan armë zjarri.

Policia greke po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e plagosjes.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.