Denoncimi: Fëmijë 3 vjeç me diabet pa insulinë prej 10 ditësh për shkak se “sistemi nuk punon”

Denoncimi: Fëmijë 3 vjeç me diabet pa insulinë prej 10 ditësh për shkak se “sistemi nuk punon”

 

Një banore nga fshati Kalasë, në Delvinë, ka denoncuar në Saranda Web një problem serioz që lidhet me sigurimin e insulinës dhe fishave të diabetit për fëmijën e saj 3-vjeçar.

 

 

Prej 10 ditësh ajo paraqitet pranë mjekut të familjes për të marrë recetën e rimbursimit, por çdo herë përballet me të njëjtën përgjigje:

“Nuk punon sistemi.”

 

Ndërkohë, fëmija i saj i vogël, i diagnostikuar me diabet, ka nevojë të përditshme dhe jetike për insulinë dhe fisha matëse, të cilat aktualisht ajo është e detyruar t’i blejë me shpenzimet e veta në farmaci private, duke përballuar kosto të larta financiare.

 

Banorja kërkon që ky rast të bëhet publik dhe institucionet shëndetësore të marrin masa urgjente, pasi bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e një fëmije të mitur.

 

Saranda Web i bën thirrje autoriteteve shëndetësore në Delvinë dhe institucioneve përgjegjëse që të reagojnë dhe të zgjidhin këtë situatë sa më parë.

 

Pas publikimit në Saranda Web, sistemi rifillon punën dhe fëmija me diabet merr shërbimin

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetararëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë
Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon Sanitare
Lexoni më shumë
3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.