Demokratët e Markatit thyejnë çdo rekord, propozojnë 19 kandidatë për deputetë


Demokratët e Markatit thyejnë çdo rekord, propozojnë 19 kadidatë për deputetë.
Ajo që po ndodh me procesin e propozimeve të kandidaturave për deputetë në grupseksionet e Degës së PD Sarandë i ka kaluar kufijtë e komikes.
Sot në mbledhjen e grupseksionit të PD Markat, atje ku Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit të 2015 kishte marrë 134 vota nga 1543 vota, janë propozuar plotë 19 kandidatë për deputetë. Në Markat sot është thyer çdo rekord i mëparshëm propozimesh, duke parakaluar Konispolin me 18, Gjashtën me 17 dhe Xarrën me 15 propozime emrash për kandidatë për deputetë. Demokratët e Markatit kanë propozuar kështu 1 kandidat për 8 vota.
Nëse demokratët në mbarë vendin do të ndjekin shembullin e Markatit, në fund të procesit do t`i çojnë Bashës më shumë se 65.000 kandidatë për deputetë.
Çfarë po ndodh realisht ?
Kjo që po ndodh në Degën e PD Sarandë është një fars e organizuar dhe orkestruar.  Sipas burimeve brenda PD, grupi që ka organizuar këtë skenar të propozimit të emrave pa karar, ka si synim që me këto rezulatate t`i paraqiten Lulzim Bashës dhe t`i thonë: Ja, ne jemi “kandidatë të kudokërkuar” për deputetë.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë