Pema e Piperit e mbjellë nga Naim Frashëri del nga harresa

02/07/2017:28

Shperndaje:


Pema e Piperit në Sarandë ka nisur të marrë frymë… Gurët e mermerit përreth saj u hoqën sot nga punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërimit, ndërsa rrënjët do të plehërohen.

 

Pema e Piperit në qendër të Sarandës, mbjellë nga Naim Frashëri 145 vite më parë, ishte braktisur, madje në qytet qarkullonte më shumë si legjendë.
Pak kush e dinte se Rilindasi Naim Frashëri kishte mbjellë dy peme piperi në vitin 1875, kohë kur punonte në doganën e Sarandës.

 

Njëra prej tyre nuk i rezistoi kohës. Autoritet vendore u vunë në lëvizje pas shkrimit në Shqiptarja.com. Pema e Piperit ndodhet tek godina e rrënuar e bar lulishte “Butrinti”. Puna e sapo nisur e bashkisë së Sarandës duhet të pasojë me pastrimin e mbeturinave. Puna do vazhdojë me vendosjen e tabelave orientuese për turistët. 

 

 

Pema e Piperit në qendër të Sarandës, mbjellë nga Naim Frashëri.

Që prej gati 150 vitesh, aty, mu në zemër të Sarandës, vazhdon të mbahet ende e fortë një pemë shekullore piperi.
Është Pema e Naimit, e cila, e lënë në harresë, kërkon të ruajë kujtimin e ekzistencës së saj… Falë duarve që e mbollën, të poetit tonë të madh, Naim Frashëri.

 


Edhe pse rrotull mungojnë tabelat e informacionit për ta identifikuar këtë pemë. Pema duhet të ishte një monument në mbrojtje. Nga historia e kaluar gojë më gojë dihet se fidanët e saj kanë ardhur nga Maroku. Dhe janë mbjellë nga poeti Naim Frashëri. Naim Frashëri në vitet 1874-1876 ka punuar si doganier në Sarandë.

 


Për ta parë nga afër këtë pemë, i vetmi orientim që mund t’iu gjendet, është nga banorët e zonës… Të cilët do tu drejtojnë aty e ndoshta do tu flasin edhe pak fjalë edhe për historikun e pemës.

 


Pema e piperit vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Naimit… Duke qëndruar kryelartë e duke pritur vizitorët të vijnë të pushojnë qoftë edhe pak caste nën hijen e saj… Për tu mësuar atyre se të mirat që mbillen si fara në tokë, rriten dhe lulëzojnë përgjithmonë… Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.