

Pema e Piperit në qendër të Sarandës e mbjellë nga Naim Frashëri 145 vite më parë


Pema e madhe e piperit në zemër të Sarandës është mbjellë nga dora e Naim Frashërit …dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo. Banorët e thonë mes njëri- tjetrit si në formë gojëdhëne, por ajo është një fakt, të cilin e pohon edhe eksperti Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki, pas interesimit nga Report Tv.
Pema është 145 vjeçare dhe është mbjellë në kohën kur Naim Frashëri punonte doganier në këtë qytet. Pavarësisht moshës, për ekspertin ajo është në gjendje jo shumë të keqe, por kjo nuk është meritë e institucioneve vendore në Sarandë, të cilët janë “kursyer” në shërbimet që i kanë bërë, pavarësisht vlerës dhe rëndësisë së veçantë që ajo mbart. Disa krasitje, spërkatje i janë bërë si për ta mbajtur të gjallë, e që të mos ketë fatin e “simotrës” së saj, e cila u pre pas viteve ’90. Bello rrëfen edhe veçantinë e kësaj peme, e cila edhe pse nga “zemra” e saj janë marrë edhe 5 rrënjë të tjera të mbjella te shëtitorja, ato arrijnë deri te lulëzimi, por nuk bëjnë kokrra.
“Po e drejtë! Kjo lloj peme dekorative është mbjell nga Naimi i cili ka punuar në doganën e Sarandës rreth 145 vite më parë, përveç kësaj peme të piperit, Naimi ka sjellë edhe buganvilen, që i themi lulja e Sarandës. Por le të flasim për piperin që është një peme dekorative e rrallë. Këtu kanë qenë dy pemë, njëra është shkatërruar pas viteve ’90 siç ndodhi shkatërrimi në gjithë sferat e jetës por shyqyr që jetoi kjo peme. Ne kemi bërë ndërhyrje, krasitje dhe spërkatje, por edhe ndërhyrje të veçanta. Si pemë 145 vjeçare që është, është në gjendje jo shumë të keqe, por ka nevojë për shërbime që ne vazhdojmë ti kryejmë. Ne do ta mirëmbajmë dhe shyqyr qe e kemi se e është e rrallë. Nga kjo lloj peme kemi mbjellë dhe 5 të tjera tek shëtitorja e re që po bëhet, por nuk kanë vlerat e saj. Kjo lloj peme e mbyll ciklin biologjik tek kokrra, ndërsa pemët e reja nuk arrijnë të krijojnë kokrra e mbyllin ciklin tek lulëzimi”, rrëfen eksperti.
Për të shkuar deri te kjo pemë, mund të orientohesh vetëm nga banorët e zonës, pasi nuk ka një tabelë që e identifikon atë apo që rrëfen historinë e saj. Në pamje të parë, ngjan krejtësisht zakonshme, e gjendur qendër të qytetit bregdetar, në një vend të braktisur, aspak mikpritës…e lënë në harresë nga autoritetet vendore, e për pasojë edhe nga turistët e zonës. Ajo sot shërben vetëm si një vend strehim për përdoruesit e drogës…
VIDEO https://youtu.be/pRl2cSHXnyI
https://youtu.be/pRl2cSHXnyI



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
29/06/2019:02

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
29/06/2019:02

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
29/06/2019:02

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
29/06/2019:02

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
29/06/2019:02

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
29/06/2019:02

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
29/06/2019:02

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
29/06/2019:02

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
29/06/2019:02

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
29/06/2019:02






Rezervime

Apartament për pushime në Sarandë.
29/06/2019:02

Apartament Ionian Saranda Sea
29/06/2019:02

Vila Alvin, Apartament 1+1
29/06/2019:02

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
29/06/2019:02

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
29/06/2019:02
Suvenire

Suvenire nga Saranda
29/06/2019:02

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
29/06/2019:02

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
29/06/2019:02

Suvenire nga Saranda
29/06/2019:02

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
29/06/2019:02




