

Deklarata e zv.ministres së Turizmit/ Reagon OMONIA: Racizmi linguistik, mentalitet diskriminimi


.
OMONIA ka reaguar ndaj deklaratës së zv. ministres së Turizmit, ku ajo është shprehur se turistët duhet të bojkotojnë ato shërbime ku nuk ofrohet gjuha shqipe. Omonia e cilëson Racizëm linguistik deklaratën e saj, e cila shpreh mentalitet regjimor diskriminimi nga minoritetit grek në Shqipëri.
DEKLATATA E OMONIAS
Demaskuese përsa i përket mentalitetit që mbizotëron në administratën e lartë të shtetit, është deklarata e Zv. Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Qeverisë Rama, znj. Ornela Çuçi. Pyetjes provokative dhe kryesisht të paragjykuar të gazetarit, në kuadrin e intervistës së saj, dje, në stacionin “ORA tv”, mbi atë se çfarë duhet të bëjë vizitori në Jug të Shqipërisë (nënkupton trevat e Gjirokastrës, Sarandës, Himarës, ku historikisht dhe në numra të konsiderueshëm rron Minoriteti Etnik Grek), ku rastis t’u drejtohen në Greqisht për porosinë, znj. Zv. Ministre, shkoi shumë më larg. Të bojkotojnë shërbimet që nuk u ofrohen në Gjuhën Shqipe!!!- nxiti. Ndërsa nga një politikane e re relativisht, me origjinë nga Gjirokastra ku është ambientuar me karakterin bilingue të zonës, dhe kryesisht një person që ka punuar në zonat e kontaktit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pritej që t’i jepej një mësim civilizues gazetarit të paragjykuar dhe opinionit me atë rast. Ajo preferoi ta shkojë më larg në drejtimin krejt të kundërt të atij të dëshiruar.
Racizmin linguistik dhe në rastin konkret antihelenizmin e znj. Zv. Ministre, e dënojmë pa asnjë ekuivok. I sjellim në vëmendje se të drejtën e përdorimit të Gjuhës amtare Greke, e kemi sanksionuar në rrugëtimin e historisë dhe për më tepër e kemi garantuar nga konventa dhe praktika të Europës, në të cilën Shqipëria synon të integrohet. E mira do të ishte që të reflektojë mbi faktin se sa mirëbërëse për vetë atë, trevën dhe Shqipërinë në përgjithësi, është Gjuha Greke, dhe kryesisht arsimi që jepej në këtë gjuhë, në periudha ku nën pushtimin Otoman vendin e mbulonte errësira dhe analfabetizmi i thellë.
Logjika dhe arsyetime sikundër këto që na solli në vëmendje ofiqarja e administratës së lartë të shtetit nuk e ndihmojnë as integrimin, as emancipimin e shoqërisë dhe për pasojë prosperitetin e ekonomisë dhe mirëqenien e shoqërisë.
Zyra e Shtypit dhe Komunikimit të ΟΜΟΝΟΙΑ



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
16/07/2015:29

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
16/07/2015:29

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
16/07/2015:29

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
16/07/2015:29

Turisti nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone – VIDEO
16/07/2015:29

Pronarët e mjeteve ujore ultimatum Policisë: Jepni zgjidhje ose nesër futemi në ujë!
16/07/2015:29

Mjekët e Spitalit të Sarandës kthejnë në jetë vogëlushin 4-vjeçar, ra në kontakt me rrymën
16/07/2015:29

Aksident në rrugën Kardhiq – Sarandë, automjeti del rruga në kthesë
16/07/2015:29

HOTEL DELFINI KËRKON SANITARE, PAGA 60.000 LEKË
16/07/2015:29

NJOFTIMI PUNËSIMI PËR ROJE DHE BELLBOY NË HOTEL & RESTORANT NË SARANDË
16/07/2015:29






Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
16/07/2015:29

Dhomë çift për pushime
16/07/2015:29

Apartament 2+1 me pishinë
16/07/2015:29

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
16/07/2015:29

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
16/07/2015:29
Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
16/07/2015:29

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
16/07/2015:29

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
16/07/2015:29

Suvenire nga Saranda
16/07/2015:29

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
16/07/2015:29




