Damian Gjiknuri takime në Himarë: PD do anulojë ligjin e pronave duke shkaktuar kaos

04/04/219:00

Shperndaje:


Çështja e pronave ishte në qendër të diskutimit që drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi me banorë të Himarës. Duke ju përgjigjur interesimit të banorëve për problemin e trashëguar të pronave, Gjiknuri tha se tashmë është bërë e mundur që kjo çështje të vihet në rrugën e zgjidhjes ndërsa procesi i regjistrimit fillestar të pronave po ecën me ritëm të lartë prej Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Himara është një vend i bekuar dhe ka parë shumë investime kohët e fundit. Të gjithë janë dëshmitar të trasformimit të madh që po ndodh në Himarë. Natyrshëm, problem kryesor që dilte nga gjithë banorët ishte ecuria e regjistrimit të pronave. Të gjitha qeveritë erdhën, ikën, premtuan por ajo çështje asnjëherë nuk u zgjidh. Ligji i ri që doli vjet në 2020 synon të zgjidhë pjesën më të madhe të problemeve që kanë banorët në këto zona. Procesi tashmë ka filluar dhe është në rrugë të mbarë. Personalisht jam në krahun tuaj, do të jem mbështetësi kryesor juaj në këtë çështje. Këtij procesi do ti rri mbi kokë”, – theksoi Gjiknuri.

Më tej, kërkoi mbështetjen e banorëve për të vijuar me projektet e nisura dhe për të ndalur me votë bllokimin e reformave të rëndësishmë dhe iniciativave ligjore që kanë ndikuar në zgjidhjen e problematikave madhore të banorëve të zonë.

“Kundërshtarët kanë dalë tani me teorinë do ti rrëzojmë të gjitha ligjet që ka bërë Edi Rama për pronat. Çfarë do të thotë kjo?! Se duhet t’ju themi njerëzve dhe ka shumë shumë rëndësi. Kjo do të thotë kaos! Kthim të abuzimeve siç ka vazhduar me vite dhe këtu kemi një mundësi t’jua shpjegojmë të gjithë njerëzve këtë. Jua them miqësisht, ajo që mbetet dhe ka rëndësi është Himara, është zona juaj dhe pronat tuaja”, u shpreh Gjiknuri.

Ai, kërkoi mbështetjen e banorëve të zonës edhe për të vijuar më tëj investimet e nisura në bregdet, shëtitoret, restaurimet e qendrave të fshatrave dhe traformimin e gjithë vijës bregdetare në një aset për turizmin në nivel kombëtar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025
Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra
Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.