BUTRINTI – SHKUMBINI 0-0 / Drejtpërdrejt në SARANDA WEB

16/02/2511:20

Shperndaje:

BUTRINTI – SHKUMBINI 0-0 / Drejtpërdrejt në SARANDA WEB

 

Butrinti-Shkumbini 0-0

Golat: Asnjë

Kartonë të verdhë:

  • Butrinti: Çulli (23’), Basha (65’), Caushllari (69’)
  • Shkumbini: Blliku (19’), Ekango (53’), Hasani (54’), Saja (89’)

 

Formacionet:

Butrinti: Moreno, Caushllari, Çulli, Basha, Bocaj, Silva (Zymeri 55’), Ajala, Gjata (Martins 55’), Vasiliu (Lala 73’), Palasio (Onuh 73’), Zhunior
Trajner: Adriatik Faslliu

Shkumbini: Palomekue, Blliku, Sulkja, Lamptei, Velaj, Vieira (Saja 57’), Nexha, Hasani, Ekango, Muzhaqi (Tafa 90+1’), Pizarro
Trajner: Florent Hasbajrami

Gjyqtarë: Enis Dishani, Denis Memelli, Ronaldo Jahja (Elbasan), Kristi Hoxha (Gjirokastër)
Delegat: Maksim Tegu (Fier)
Vëzhgues: Besnik Meçe (Tiranë)

BUTRINTI – SHKUMBINI / Takimi u transmentuar Drejtpërdrejt në SARANDA WEB

 

Shkumbini përshkoi një rrugë të gjatë për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin “Andon Lapa” në Sarandë dhe arriti të ndalë Butrintin në një barazim pa gola (0-0).

Pjesa e parë ishte më e hapur, ku miqtë e Shkumbinit u shfaqën më këmbëngulës në kërkim të golit, duke krijuar të paktën gjashtë raste të pastra shënimi. Muzhaqi kishte dy mundësi të mira, ndërsa edhe Pizarro, Ekango, Nexha dhe Hasani iu afruan golit, por pa sukses. Nga ana tjetër, Butrinti kërcënoi me sulmuesin e sapoardhur, Zhunior, i cili në dy raste testoi seriozisht portierin e Shkumbinit. Edhe Silva, Palasio dhe Ajala kishin raste të mira, por pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në pjesën e dytë, Butrinti dominoi lojën dhe krijoi disa mundësi të rrezikshme. Zhunior, Onuh dhe Martins patën nga dy raste të pastra për të shënuar, por nuk arritën të gjejnë rrjetën. Momenti më dramatik erdhi në minutën e 92-të, kur Martins goditi traversën pas një krosi nga këndi. Edhe Lala dhe Onuh u afruan me golin, por pa rezultat.

Nga ana tjetër, Shkumbini u përqendrua te mbrojtja dhe u mundua të shmangë pësimin e golit. Në dy raste, Muzhaqi dhe Velaj tentuan të rrezikojnë portën e Morenos, por pa sukses.

 

PJESA II

 

Në fund, ndeshja u mbyll 0-0, një rezultat që e ngjit Butrintin në vendin e katërt me 24 pikë, ndërsa Shkumbini mbetet në vendin e tetë me 14 pikë.

Në javën e ardhshme, Butrinti do të luajë në transfertë ndaj Tomorit, ndërsa Shkumbini pret Delvinën në stadiumin e tij.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Greqia merr masa të rrepta për sezonin veror: ndryshojnë orët e qetësisë, burg deri në 5 muaj për shkelësit
Oriku – Butrinti / Finalja që vendos ngjitjen në Kategorinë e Parë
U përhap me shpejtësi: Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me HIV/AIDS?” – Reagon për herë të parë bashkia
KURBAN në vilën e Enverit – një reflektim për Sarandën që humb hapësirën publike
Medusa Lounge Terrace në Sarandë kërkon Banakier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës kamarier
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Sanitare dhe Nd. Kamariere në bufe për mëngjese

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.