Burri goditi me th!kë gruan, flasin fqinjët – VIDEO

Burri goditi me th!kë gruan, flasin fqinjët

 

Edhe pas shumë orësh kërkime nga policia e Sarandës dhe atyre të ardhur nga Vlora, ende nuk është bërë e mundur kapja e 55 vjeçarit Adriatik B. i cili plagosi me thikë në bark bashkëshorten e tij, 51 vjeçaren M. B. 51 vjeçarja pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës për trajtim më të specializuar.

 

 

Sipas burimeve policore të Sarandës mësojmë se 51 vjeçarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të treguar shkakun që shpuri në përdorimin e thikës drejt saj nga bashkëshorti.

 

Dera e ballkonit e banesës në katin e tretë të një pallati pesë katësh e familjes ishte edhe sot e hapur. Tek hyrja përballë nuk kishte njerëz se ndodhen në emigracion. Gjurmët e gjakut të 51 vjeçares kanë ngelur edhe sot nëpër shkallët e pallatit.

 

Banorët e lagjes që intervistuam na thanë se ishte familje e qetë. Janë shumë të habitur për çfarë ka ndodhur mbasditen e djeshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.