
Bashkëpunim ndërmjet qyteteve të Sarandës dhe Opatia
Bashkëpunim ndërmjet qyteteve të Sarandës dhe Opatia
Një delegacion i qytetit të Sarandës, i kryesuar nga Kryetarja e Bashkisë znj. Florjana Koka dhe Nënprefekti Ilir Hysi kanë vizituar dje qytetin Opatia në Kroaci, me ftesë të Kryebashkiakut z. Ivo Dujmić dhe Nënprefektit të Qarkut Bregdetaro-Malor, z. Petar Mamula. Në takim ishte i pranishëm edhe diplomati Ilir Qorri nga Ambasada shqiptare në Zagreb.
Rol të rëndësishëm në këtë bashkëpunim ka luajtur edhe Këshilli i Pakicës Kombëtare shqiptare të Prefekturës, me Kryetarin z. Gani Xharrahi.
Dy kryebashkiakët dhe nënprefektët folën për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve përkatëse dhe rajoneve, ku pikë e rëndësishme është turizmi dhe zhvillimi i tij i mëtejshëm. Bashkia Sarande dhe Opatija kanë se çfarë të shkëmbejnë në mënyrë që të dyja palët të përfitojnë nga njëra tjetra. Në këtë kuadër, është rënë dakord edhe për mundësi bashkëpunimi të Shkollës për Hoteleri-Turizëm të Opatisë dhe asaj të Sarandës, nëpërmjet shkëmbimit të studentëve.
Z. Qorri ka theksuar se Ambasada është duke promovuar realizimin e Korridorit Blu, i cili do të lidhë skajet më të largëta të Kroacisë në veri me skajin më jugor në Shqipëri, e më tej. Përvoja e Kroacisë tashmë vend anëtar i BE mund të transmetohet edhe tek Shqipëria vend kandidat, jo vetëm në nivel qendror, por edhe sidomos në nivel lokal, ku rezultatet janë edhe më të prekshme për vetë njerëzit.
Aktiviteti ka gjetur pasqyrim të gjerë edhe në mediat qendrore dhe lokale kroate.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
11/12/1513:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
11/12/1513:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
11/12/1513:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
11/12/1513:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
11/12/1513:18
