Banorët “të izoluar” në mes të Ksamilit, Bashkia Sarandë injoron kërkesën e tyre

27/10/2021:06

Shperndaje:


Disa familje në lagjen nr.1 në Ksamil denoncojnë se prej një viti kanë mbetur  thuajse të izoluar në shtëpitë e tyre, pasi rruga e përbashkët është zaptuar nga disa persona.
“Ka qenë e hapur. Zotëria më vonë ndërtoi dhe e mbylli njëherë me një gardh, avash, avash me një tjetër e bllokoi me beton tani dhe thotë që e kam të marrë me lagalizim, e kam blerë thotë, por ajo është rrugë dhe a mund të blihet rruga?!”
“Këtu njëherë është bllokuar fare. Unë andej i kam çunat, do të vete. Se nga të shkoj dhe nga të fluturoj, unë nuk e di”, shprehen banorët.
Thonë se për këtë shqetësim i janë drejtuar Bashkisë së Sarandës, por ankesat nuk janë marrë parasysh, madje kanë marë edhe përgjigjen se rrugën e keni.
“Nëse kjo nuk merr zgjidhje nga shteti do të veprojmë vetë pastaj”, shprehet banori.
Në këto kushte janë detyruar të hapin këtë rrugë provizore.
Por veç rrugëve të lagjeve, banorët e Ksamilit denoncojnë se edhe akset kryesore në zonës turistike kanë mbetur premtime elektorale
“Edhe këto që janë bërë një pjesë me çakull, i kemi bërë vetë ne me forcat tona”, tregon banori.
Nëse nuk gjejnë një zgjidhje nga Bashkia e Sarandës banorët e kesaj lagje në Ksamil, paralajmërojnë se do veprojnë vetë.

VIDEO

https://fb.watch/1rX18_fv44/


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.