Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO

Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi

Banorët në Borsh kanë ngritur shqetësimin e tyre përmes Saranda Web lidhur me ndotjen e vazhdueshme të lumit që përshkon fshatin dhe derdhet në vijën bregdetare të plazhit të Borshit.

 

 

Sipas denoncimeve të ardhura nga banorët, në shtratin e lumit po hidhen në mënyrë të përsëritur mbetje inerte, duke krijuar një situatë alarmante për mjedisin dhe shëndetin publik.

 

Banorët shprehen se kjo problematikë nuk është e re, por është përkeqësuar kohët e fundit, ndërsa mungesa e ndërhyrjes institucionale po e bën situatën edhe më të rëndë. Hedhja e mbetjeve inerte jo vetëm ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e ujit, por rrezikon edhe ekosistemin e zonës dhe imazhin turistik të Borshit, një nga destinacionet më të frekuentuara në jug të vendit.

 

Sipas tyre, mbetjet përfundojnë në det, duke ndotur plazhin dhe duke krijuar shqetësim për pushuesit dhe bizneset lokale që varen nga turizmi. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, veçanërisht nga bashkia, për pastrimin e shtratit të lumit dhe vendosjen e kontrolleve të rrepta për të parandaluar hedhjen e mëtejshme të mbetjeve.

 

Banorët theksojnë se është e domosdoshme që autoritetet të marrin masa konkrete dhe të qëndrueshme, për të mbrojtur jo vetëm mjedisin, por edhe ekonominë lokale që lidhet ngushtë me turizmin dhe pastërtinë e zonës.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.