Atentat në Greqi, plagoset me armë zjarri shqiptari

Atentat në Greqi, plagoset me armë zjarri shqiptari

 

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia në Greqi. Një shtetas shqiptar 43 vjec është plagosur jashtë banesës së tij pas të shtënave që kanë ardhur nga një makine. Ngjarja është shënuar rreth orës 23.30 të mbrëmjes, kur shqiptari është goditur 3 herë më armë zjarri nga brendësia e një automjeti ngjyrë e zezë, e cila është larguar me pas me shpejtësi.

 

Njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur. Ai është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios. Në vendngjarje policia sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit
Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.