Arrestohet në Korçë autori i dyshuar i plagosjes së 2 personave në Sarandë

Arrestohet në Korçë autori i dyshuar i plagosjes së 2 personave në Sarandë

 

Një operacion i shpejtë dhe i koordinuar mes Policisë së Vlorës, Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Korçës ka përfunduar me prangosjen e Ramadan Zoto, 43 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes së dy personave pak ditë më parë në Sarandë.

 

Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve

 

Burime policore bëjnë me dije se Zoto u lokalizua në zonën e Korçës dhe u ndalua ndërsa lëvizte me një automjet tip “Audi”. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste, ndërhyrja u realizua me një aksion të befasishëm, duke e neutralizuar pa shkaktuar incidente.

 

Gjatë kontrollit, 43-vjeçari kishte me vete një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, e cila u sekuestrua menjëherë. Gjithashtu, policia njoftoi se janë gjetur edhe armë të tjera zjarri, ndërsa disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen dhe lidhjet e mundshme me të dyshuarin.

 

Arrestimi i Ramadan Zotos u krye për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Hetimet pritet të përqendrohen në zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes, rrethanave të saj dhe në identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Policia ka bërë të ditur se operacioni është pjesë e një angazhimi të gjerë për rritjen e sigurisë dhe goditjen e elementëve kriminalë që përpiqen të fshihen në zona të ndryshme të vendit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.