Arrestohet kultivuesi i 2276 bimëve kanabis


Kapet dhe ndalohet 37-vjeçari nga Mirdita, i shpallur në kërkim për kultivimin e 2276 bimëve narkotike “Cannabis sativa”
Policia njofton se është ndalohet shtetasi Luftar Beci 37 vjeç lindur në fshatin Shëngjergj – Mirditë dhe banues në fshatin Shëndëlli – Sarandë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Shërbimet e Policisë Sarandë, nëpërmjet këtij operacioni kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi, pranë banesës së tij në fshatin Shëndëlli-Sarandë.

Sipas policisë më datë 08.09.2015, në vendin e quajtur “Beqiraj” në fshatin Kuzhnen – Mirditë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë konstatuar 1 parcelë, brenda së cilës ishin të mbjella rreth 2276 rrënjë, me bimë narkotike të llojit “Cannabis sativa”, të cilat rezultonin të kultivuara nga shtetasi i lartpërmendur.

Më datë 10.12.2015 kundrejt shtetasit të ndaluar Luftar Beci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.