Arrestohet e moshuara dhe 2 punëtorë, Policia i kapi duke ndërtuar këtë godinë në fshatin malor

15/06/217:00

Shperndaje:

Policia e Shtetit njofton se në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve:

E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit);

I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fluks i lartë qarkullimi gjatë gushtit në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës
Tërmet 4.5 ballë, epiqendra pranë Borshit – lëkundje të forta edhe në Sarandë
Festa e Konispolit – Konispoli në festë, tradita, muzika dhe historia bashkojnë qytetin
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon Recepsionist/e dhe Sanitare
Olti Çaçi vesh jelekun dhe dorezat dhe i përvishet punës për pastrimin e Sarandës
Hotel VALË në Sarandë kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.