Ardit Bido takim me qytetarët në Delvinë – Beteja për 20 përqindëshin – VIDEO
Ardit Bido takim me qytetarët në Delvinë – Beteja për 20 përqindëshin: Fluiditeti i Identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol dhe Himarë”
VIDEO
“Beteja për 20 përqindshin” tejmbush Delvinën. Përpara më shumë se 300 vetave, në sallën e tejmbushur të kinoteatrit të Delvinës, u prezantua librin studimor “Beteja për 20 përqindëshin” i autorit Ardit Bido.
Në një panel diskutimi mbi publikimin, krahas autorit, morën pjesë pedagogia e Universitetit të Tiranës, dr. Esmeralda Kolaneci, intelektualët e zonës Luan Laze, Thoma Cero, Fatbardha Ballaci dhe Ilirian Haxhi.Bido theksoi se në një zonë ku të qenit shqiptar apo grek nuk ka rëndësi për askënd, krijimi i artificialitetit për qëllimr politike është risk me implikime afatgjata.
“Çfarëdoqofshim, shqiptarë apo grekë, këtu jetojmë në harmoni. Madje, jam krenar që në Delvinë është vënë tabela e parë dygjuhëshe. Është një vlerë që ne kemi, bashkëjetesa. Por, në çdo rast, përqindja e atyre që e quajnë veten ‘grek’, nuk e kalon pragun e 13 përqindëshit. Ama, në vitin 2011, kjo përqindje shkoi 27,8. Kjo ka të bëjë me tendencën e Athinës dhe naivitetin e Tiranës, të strukturave përkatëse, që prodhojnë këtë artificialitet. Janë tendencat nacionaliste që deformojnë realitetin.”, tha Bido.
Në vijim të diskutimit, profesor Thoma Cero, me origjinë nga Mursia, çmoi se sikurse dëshmon libri, në Mursi nuk ka një minoritet grek. “Jemi në një situatë, ku në zonën e fshatit tim, Mursisë, pretendohet për minoritet. Është absurde. Unë gjysmën e krevatit e kam grek, kam gruan minoritare. Dhe nuk e mësova greqishten tërë jetën. Ku dolën këta minoritarë?! Në 1904-n hapen shkollë greke në Mursi, ku nuk dinin asnjë fjalë greqisht. Një misionar francez erdhi atëherë për të studiuar kufirin dhe ndenji edhe në Delvinë, nga ku tha se bashkëjetësën që pa këtu, do të donte ta shihte në Europë pas 200 vjetësh. Jam i bindur se valët e bregdetit do vallëzojnë shqip.”, u shpreh Z. Cero.
Dr. Kolaneci vuri theksin tek trajta ndërdisiplinore e studimit. “Ky libër, ka ditur të tërheqë vëmendjen e opinionit publik mbi çështje të paprekura më parë, sikurse fluiditeti etnik. Për më tepër, është një studim ‘sui generis’, pasi përshin disa disiplina. Ka një ndërthurje mes shkencës së sociologjisë, të historisë dhe të antropologjisë, që mund t’u shërbejë jo vetëm studentëve, por strukturave shtetërore dhe qytetarëve.”, tha Dr. Kolaneci.Më tej, gazetari Laze e cilësoi publikimin e një studimi të kësaj natyre, si një sipërmarrje të guximshme. “Kemi 30 vjet në demokraci, por në Shqipëri janë të paktë ata që përballen me guxim me të vërtetën. Për fat të keq, Ne luftën e kemi më shumë me vetveten, as me grekët, as me serbët.”, u shpreh Z. Laze.
Në përmbyllje të diskutimin, Z.Haxhi shpjegoi se në sajë të shifrave konkrete, ky libër shërbën më përtej statistikave. “Statistikat përcaktojnë zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi. Pra, ka vlerë jo vetëm nga pikëpamja demografike, por edhe ajo sociale, ekonomike dhe kulturore.”, përfundoi Z. Haxhi.
Më herët këtë muaj, “Beteja për 20 përqindëshin” u prezantua në Tiranë, ku në një forum të moderuar prej gazetarit Aleksandër Çipa, morën pjesë Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Irakli Koçollari, Prof. Dr. Eva Hyskaj dhe Prof. Dr. Fatmir Mema. Në këtë prezantim, ku qenë të pranishëm eksponentë të rrafshit politik, historik, fetar dhe diplomatik, botimi u vlerësua për dhënien e një udhërrëfyesi cilësor dhe sasior të barazpeshuar, në drejtim të njohjes së problematikave të shqyrtuara. Në dy ditët e ardhshme, më 28 dhe 29 tetor, turi i prezantimit të librit do të vijojë në Sarandë, në Vlorë, në Konispol dhe në Himarë, të cilat janë edhe dy qytetet që qendrojnë në fokus të trajtesës së këtij botimi studimor.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
27/10/2319:55
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
27/10/2319:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
27/10/2319:55
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
27/10/2319:55
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
27/10/2319:55