Ardit Bido nga Sheshi i Flamurit: Në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

09/04/2520:31

Shperndaje:

Ardit Bido nga Sheshi i Flamurit: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

 

Një reagim i fortë politik ka ardhur nga Sheshi i Flamurit, ku Ardit Bido i është drejtuar me tone të ashpra Fredi Belerit, pas deklaratës së këtij të fundit që, sipas Bidos, ngre pikëpyetje serioze mbi qëndrimin e tij ndaj Shqipërisë.

 

Ardit Bido nga Sheshi i Flamurit Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh

 

“Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh? Kujdes mos ngatërron anën… Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore po flet hapur,” deklaroi Bido, duke vënë theksin te dilemat që sipas tij ngrihen nga qëndrimet publike të Belerit.

 

Ai shtoi se, edhe pse një konflikt mes Shqipërisë dhe Greqisë është hipotetik dhe i papranueshëm për shqiptarët, retorika nacionaliste greke e viteve të fundit po gjen jehonë edhe në figura publike në Shqipëri. “Zëri që flet kur ti hesht, Fredi Beleri, e tha hapur. Doktor, do ta kthesh një përgjigje? Apo ende po e mendon nëse je me Shqipërinë apo me Greqinë?” – vijoi Bido.

 

 

Ai ironizoi edhe figurën publike të Belerit, duke thënë: “Je doktor… por as stetoskopi nuk të ndihmon më të ndiesh pulsin e këtij populli.”

 

Në përmbyllje të reagimit, Ardit Bido u shpreh qartë për qëndrimin e tij personal dhe për atë që, sipas tij, duhet të jetë i gjithë populli shqiptar: “Ne e bërtasim: me Shqipërinë gjithmonë! Pa aleatë të dyfishtë. Aleanca që ke ndërtuar është aq ‘kombëtare’, sa nuk dihet nëse flamurin tonë do ta valëvisni me krenari apo do ta përdorni për t’u mbështjellë në ditët me erë.”

“Mirupafshim, doktor! E mos harro të zgjedhësh anën,” përfundoi ai.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.