Ambasadori britanik: Ju pёrgёzojmё pёr rezistencёn pёr tё mbetur tё pavarur
Ditёn e enjte, datё 4 nёntor 2021, Shkёlqesia e tij, Ambasadori Britanik Alistair King-Smith u takua me rreth 30 gazetarё lokalё, pёrfaqёsues tё 12 mediave lokale nga 7 qytete tё Shqipёrisё, pjesёmarrёse nё Programin Media for All, mes tyre edhe Saranda Web . Ata diskutuan se si Raportimi me Qytetarёt e Angazhuar i ka ndihmuar kёto media tё forcojnё lidhjet me komunitetet vendore. Ata diskutuan mё tej edhe pёr sfidat qё mediat dhe gazetarёt lokalё ndeshin nё punёn e tyre tё pёrditshme.
Instrumenti i Raportimit tё Qytetarёve tё Angazhuar ёshtё njё Platformё online qё ndihmon mediat tё pyesin audiencat pёr cёshtje me interes pёr ta. Gjithashtu, ky ёshtё njё instrument qё u mundёson qytetarёve tё raportojnё nё mёnyrё konfidenciale cёshtje qё i shqetёsojnё.
Shtatё media lokale janё mbёshtetur nga Qeveria Britanike pёr pёrdorimin e kёtij instrumenti. Pёrfaqёsues tё kёtyre mediave ndanё me kolegёt e mediave tё tjera, eksperiencat e tyre, arritjet, por edhe sfidat gjatё zbatimit tё projekteve tё tyre. Cёshtjet e mbuluara nga kёto media nёpёrmjet instrumentit Raportimi i Qytetarёve tё Angazhuar, variojnё nga raportimi i thelluar i cёshtjeve tё komunitetit Rom&Egjiptian; investigimet pёr ndotjen e mjedisit qё kanё shkaktuar reagim tё insitucioneve; rritje e ndёrgjegjёsimit dhe forcimi i debatit publik e mediatik pёr mbrojtjen e tё drejtave tё komunitetit LGBTI; promovim dhe advokim pёr ruajtjen e trashёgimisё kulturore; e deri tek korrupsioni nё shёndetёsi.
Ambasadori Alistair King-Smith u shpreh : Ne i njohim vёshtirёsitё dhe sfidat me tё cilat mediat lokale hasen cdo ditё nё punёn e tyre, sfida qё lidhen me qёndrueshmёrinё finaciare, kapacitetet dhe qёndrueshmёrinё e burimeve njerёzore, dhe ju pёrgёzojmё pёr rezistencёn pёr tё mbetur tё pavarur, edhe pёrballё presioneve per ndikim nga njerezit me pushtet politik dhe ekonomik. Pikёrisht pёr kёtё, dhe rolin vendimtar qё gazetaria e mirё dhe objektive ka nё zhvillimin demokratik te vendit, ne zotohemi qё do tё vazhdojmё tё jemi mbёshtetёs tё medias sё pavarur dhe gazetarisё cilёsore nё Shqipёri.
Larisa Halilovic, Drejtuese e Programit Media for All, u shpreh se: “Besimi tek mediat lokale ёshtё shumё i rёndёsishёm. Mbёshtjetja qё Programi Media for All ofron nёpёrmjet trajnimeve, granteve dhe mentorimit tё vazhdueshёm pёr mediat lokale, ka ndikuar nё forcimin e lidhjeve me audiencat pёr tё sjellё ndryshimin nё komunitet. Duke bёrё tё mundur hulumtimin rreth njё cёshtje tё caktuar, mbledhjen e tё dhёnave dhe shembujve konkretё, mediat mundёsohen mё shumё pёr tё advokuar pёr ndryshim nё mёnyrё mё efektive. Tashmё qytetarёt po sugjerojnё tema dhe cёshtje pёr tu trajtuar nga mediat, gjё qё dёshmon pёr impaktin e Instrumentit tё ECR (Raportimi i Qytetarёve tё Angazhuar), instrument qё shpresojme qё kёto media tё vazhdojnё ta pёrdorin dhe nё tё ardhmen”.
Kёshilli Britanik po punon nё bashkёpunim me Rrjetin Ballkanik tё Gazetarisё Investigatve (BIRN), Fondacionin Tomson dhe INTRAC, pёr zbatimin e kёtij Programi tё financuar nga Qeveria e Mbretёrisё sё Bashkuar.
Programi Media for All po bashkёpunon me gazetarё, redaktorё, pronarё mediash dhe audiencat nё tё gjitha vendet e Ballkanit Perёndimor (Shqipёri, Bosnjё dhe Herzegovinё, Kosovё, Malizi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi), duke ofruar mbёshtetje pёr zhvillimin e modeleve tё biznesit, forcimin e lidhjeve mes mediave dhe qytetarёve, mbёshtetjen e mediave rinore dhe gazetarёve tё rinj, si dhe forcimin e raportimit me bazё gjnore. Nё Shqipёri janё mbёshtetur 12 media lokale, mes tyre edhe Saranda Web
Na ndiqni:
Postimet e fundit
African Beach në Sarandë kërkon të punësojë Barist me eksperiencë
05/11/2117:33
Hotel ABSOLUTE në Ksamil kërkon të punësojë Recepsionist dhe Sanitare. Paga 1 milion Lekë
05/11/2117:33
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Recepsionist/e dhe Punonjës për mirëmbatje
05/11/2117:33
Restorant Peshku në Ksamil kërkon të punësojë Zgarist dhe Nd. Kamarier/e. Akomodim + Ushqim
05/11/2117:33
Fast Food TASTY kërkon të punësojë Sanitare. Ofrohet pagë shumë e kënaqshme
05/11/2117:33
Fermeri nga Konispoli: Qeveria po na merr shpirtin, po vdesin cdo ditë e më keq – VIDEO
05/11/2117:33
Denoncimi në takimin e Shqipëria Bëhet: Në spitalin e Sarandës kam paguar 800 euro – VIDEO
05/11/2117:33
SHQIPËRIA BËHET TAKIM ME QYTETARËT NË SARANDË – DREJTPËRDREJT
05/11/2117:33
RESORT TURISTIK NË BERDENESH KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
05/11/2117:33
Restoranti “MARKATA DON PESHK” në Sarandë
05/11/2117:33
Rezervime
Dhoma teke në Hotel Mesopotami
05/11/2117:33
Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
05/11/2117:33
Dhomë çift për pushime
05/11/2117:33
Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
05/11/2117:33
Apartament 1+1 – City Glow
05/11/2117:33
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
05/11/2117:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
05/11/2117:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
05/11/2117:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
05/11/2117:33
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
05/11/2117:33