Ambasadori Britanik: Jemi në mbështetje të gazetarëve dhe mediave të lira

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasadori 🇬🇧 Alastair King-Smith thekson mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për gazetarët dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.


“Sot, lexova me trishtim se Shqipëria humbi 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias në Botë për vitin 2021, publikuar nga Organizata Reporterë pa Kufij.
Qartazi ka ende punë për të bërë dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur gazetarinë e lire dhe të pavarur në Shqipëri.

Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe shtylla e çdo shoqërie demokratike. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë në mënyrë të lirë dhe të saktë, për të informuar qytetarët, për të ndihmuar në luftën ndaj korrupsionit dhe për të mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet.

Është e rëndësishme që të gjithë të mbështesim profesionalizmin e gazetarisë në mënyrë që gazetarët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më efikase.

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, qëndrojmë përkrah gazetarëve shqiptarë. Të gjithë duhet të mbrojmë lirinë e medias dhe asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënimeve dhe intimidime për shkak të detyrës.

Në Shqipëri, nëpërmjet programeve të financuara nga Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojmë të punojmë me mediat, shoqërinë civile dhe gazetarët për:
✅përmirësimin e situatës dhe sigurisë së gazetarëve;
✅forcimin e standardeve etike;
✅promovimin e rëndësisë së medias së lirë.”

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.