Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit

Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit

E diela, 1 nëntor, sjell dy përballje të rëndësishme për futbollin e Sarandës dhe Delvinës në Kategorinë e Dytë, Grupi B. Butrinti do të presë AF Luftëtarin e Gjirokastrës në një takim që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në garën për kreun e renditjes, ndërsa Delvina do të përballet në fushën e saj me Albpetrolin e Patosit. Vëmendja kryesore do të jetë në Sarandë, ku Butrinti dhe AF Luftëtari do të përballen të dielën, në orën 13:30. Dy skuadrat kanë nisur pozitivisht sezonin dhe ndodhen mes pretendentëve kryesorë të Grupit B.

Butrinti – Luftëtari, derbi i jugut në stadiumin “Andon Lapa”

Butrinti renditet në vendin e dytë me 12 pikë të plota nga katër ndeshje, duke regjistruar katër fitore radhazi. Skuadra sarandiote ndan kreun e klasifikimit me Bylis B, ndërsa AF Luftëtari ndodhet në vendin e tretë me 10 pikë, pas tri fitoreve dhe një barazimi. Përballja pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Butrinti synon të ruajë ecurinë perfekte dhe të vazhdojë garën për vendin e parë, ndërsa Luftëtari kërkon një rezultat pozitiv që do ta afronte edhe më shumë me kreun.

Ndeshja Butrinti – Luftëtari do të transmetohet drejtpërdrejt nga Saranda Web, duke u dhënë mundësi tifozëve sarandiotë dhe gjirokastritë, kudo që ndodhen, të ndjekin këtë përballje.

Në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Delvina”, skuadra vendase do të përballet me Albpetrolin e Patosit. Delvina e ka nisur kampionatin me një fitore dhe tri humbje, duke grumbulluar 3 pikë në katër takime. Aktualisht renditet në vendin e nëntë, ndërsa Albpetroli ndodhet në vendin e shtatë me 6 pikë nga pesë ndeshje. Për skuadrën delvinjote, kjo përballje është një mundësi për të përmirësuar pozitat në klasifikim dhe për të rikthyer besimin pas rezultateve të deritanishme. Një fitore ndaj Albpetrolit do ta ndihmonte Delvinën të afrohej me ekipet e mesit të tabelës.

Pas javëve të para, Bylis B dhe Butrinti kryesojnë renditjen me nga 12 pikë, të ndjekur nga AF Luftëtari me 10 pikë. Maliqi dhe Tomori kanë nga 7 pikë, Apolonia dhe Albpetroli nga 6, Devolli 4, ndërsa Delvina, Këlcyra dhe Memaliaj kanë nga 3 pikë.

Takimet e së dielës pritet të sjellin zhvillime të rëndësishme në renditje, veçanërisht për Butrintin, që kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të mbetet në garën për kreun.

Saranda Web do të transmentojë LIVE përballjen Butrinti – Luftëtari.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.