Ambasadorët e BE, Francës dhe Spanjës takim me kryetarin e Bashkisë Sarandë Adrian Gurma

29/05/2110:05

Shperndaje:

Ambasadorët e BE, Luiggi Soreca, Elisaveth Barsacq, ambasadore e Francës dhe Marco Alonso, ambasador i Spanjës janë pritur në një takim nga Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma

Me pritshmëri për bum turistik këtë verë, duke thënë se edhe vizita e tre ambasadorëve në ditën e çeljes, është ogur për sezon të mbarë. Ambasadori Soreca tha se është kënaqësi të jesh në një ditë të veçantë, në një qytet të bukur, tejet europian, falë turistëve europianë që zgjedhin të pushojnë këtu.

“Për ne dhe ju turizmi është shumë i rëndësishëm- u shpreh Soreca-duke theksuar se BE është këtu për t’ju mbështetur dhe kjo bukuri të mbetet e tillë e të mos ngarkohet nga gjëra të tjera. I ekzaltuar nga vizita në Sarandë, Soreca tha se sllogani i turit tonë që mbyllet në jug, është “Europa është këtu”, por më e sakta është të thuhet “Europa është edhe këtu”, dhe ne do të jemi në kërkim të formave të ndryshme të bashkëpunimit.

Ambasadorja franceze ka vlerësuar strategjinë zhvilluese që dëgjoi në prezantimin e Kryebashkiakut Gurma dhe dha disa ide për praktikat më të mira që shqiptarët të mos bëjnë gabimet e francezëve në këtë rrugë. Ndërsa ambasadori spanjoll i ka mëshuar idesë për një turizëm të qëndrueshëm, nga i cili vjen aksesi për punësim, ruajtja e traditës dhe mjedisit sjell diversiteti i kulturave dhe lidhja e njerëzve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog
Pizza SAVOS në Sarandë kërkon të punësojë Picier. Punësim vjetor
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.