Akuzohen për ndërtim pa leje, procedohen penalisht 3 shtetas në Sarandë

27/03/2613:51

Shperndaje:

Akuzohen për ndërtim pa leje, procedohen penalisht 3 shtetas në Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj tre shtetasve për ndërtime të paligjshme në zona të ndryshme të qytetit.

.

.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, procedimi ka nisur për shtetasin F. S., 43 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se ka ndërtuar pa leje një objekt në lagjen nr. 1.

.

Në të njëjtën linjë, është proceduar edhe shtetasi A. S., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ndërtuar pa leje një mur në tokë publike, duke cenuar hapësirën që i përket komunitetit.

.

Ndërkohë, nën hetim është vendosur edhe shtetasi E. S., 47 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer ndërtime pa leje në hotelin në pronësi të tij, po në lagjen nr. 1 të qytetit.

.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rasteve.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

EL GRECO po vjen në Sarandë dhe kërkon të punësojë staf
Mesdheu Restaurant në Sarandë dhe Ksamil kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës/e në Kuzhinë
Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit që i bën publiku
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Iliaz Bobaj promovon në Sarandë librin me poezi “Të tjerat kuptohen” – VIDEO
Auron Tare kritikon videon e Ramës për Butrintin: “Parku nuk mbaron te porta e qytetit antik”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.