Aktivistja e PS denoncon skemën korruptive në Ksamil: Kontrata fiktive për të mbajtur monopolin e plazheve!

Aktivistja e PS denoncon skemën korruptive në Ksamil: Kontrata fiktive për të mbajtur monopolin e plazheve!

 

Gjatë takimit publik të Kryeministrit Edi Rama në Sarandë, një aktiviste e Partisë Socialiste ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me menaxhimin e plazheve në Ksamil, duke denoncuar një skemë të dyshuar korruptive që, sipas saj, po dëmton interesin publik dhe konkurrencën e ndershme.

 

Sipas denoncimit të saj, pronarë të restoranteve të njohura në vijën bregdetare të Ksamilit po kryejnë kontrata fiktive me subjekte hotele, me qëllimin për të ruajtur monopolin e plazheve edhe pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja për menaxhimin e hapësirave publike bregdetare.

 

“Ka një skemë të mirëorganizuar ku pronarët e restoranteve në Ksamil po lidhin kontrata fiktive me hotelet, për të ‘mbuluar’ plazhet dhe për të ruajtur kontrollin e plotë mbi to” – deklaroi aktivistja.

 

 

 

Ajo kërkoi ndërhyrjen e institucioneve përkatëse dhe verifikimin e këtyre praktikave, duke theksuar se kjo situatë po dëmton interesin e komunitetit dhe po mban peng zhvillimin e drejtë të turizmit në zonë.

 

“Kjo nuk është ajo që duam për Ksamilin, për Sarandën dhe për Shqipërinë. Nuk mund të vazhdohet kështu, ku gjithçka mbetet në duart e një grushti njerëzish që abuzojnë me hapësirat publike,” – shtoi ajo.

 

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë denoncim, por ngjarja ka ngritur diskutime dhe pritet të marrë vëmendjen e strukturave përgjegjëse në prag të sezonit turistik.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë