Akti Vandal gjatë natës: Goditet mjeti i punimeve në rrugë nga persona të paidentifikuar

Akti Vandal gjatë natës: Goditet mjeti i punimeve në rrugë nga persona të paidentifikuar

 

Një incident është shënuar në kantierin e punimeve në infrastrukturën e qytetit të Sarandës, ku persona të paidentifikuar kanë sulmuar një mjet pune cekic gjatë natës. Sipas burimeve, sulmuesit kanë përdorur tuba hekuri dhe gurë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në mjetin që po kryente punime për llogari të infrastrukturës rrugore.

 

 

Mjeti ka pësuar dëmtime të rënda, jo vetëm në xhama, por edhe në sistemin e tij të punës, duke ndikuar drejtpërdrejt në përparimin e punimeve. Këto punime janë kontraktuar nga kompania Alb Star dhe realizohen nga nënkontraktori Adil Roboçi, i cili është angazhuar për të përfunduar projektin e infrastrukturës rrugore.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e këtij akti vandalizmi.

 

Pronarët janë shprehur se nuk kanë konflikte me asnjë dhe dyshojnë se shkak është konkurenca dhe kërkojnë nga Policia zbardhjen e ngjarjes. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.