Aksident i rëndë te tuneli i Llogarasë, barriera metalike depërton tej për tej automjetin

Aksident i rëndë te tuneli i Llogarasë, barriera metalike depërton tej për tej automjetin.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në hyrje të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum–Himarë, duke shkaktuar panik.

 

 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, mbrojtëset metalike kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e bërë skenën e aksidentit veçanërisht të rëndë.

 

Drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa po kryhen edhe veprimet procedurale përkatëse. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë