
Adrian Gurma – Kush është kryetari i Bashkisë Sarandë


Kush është Adrian Gurma
Adrian Gurma është lindur në Shijak, më 25 nëntor 1973.
Në faqen e Bashkisë Sarandë për Adrian Gurmës shkruhet: Rrjedh nga një familje me reputacion dhe kontribute të spikatura në qytetin e Sarandës e më gjerë.
Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, dega Mjekësi e Përgjithshme, gjatë periudhës 1992-1998.
Më tej ka vazhduar specializimin pasuniversitar pranë Departamentit të Imazherisë, si mjek imazherist (radiolog), pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë në periudhën shtator 2002 – mars 2006. Është trajnuar dhe specializuar më tej, kryesisht për imazherinë e gjirit, në klinika brenda dhe jashtë vendit.
Pas studimeve, ka punuar mjek në njësi të ndryshme të rajonit të Sarandës.
Prej vitit 2006 Adrian Gurma ushtroi këtë profesion edhe në sektorin shëndetësor jo publik.
Dr. Gurma ka ushtruar profesionin e mjekut në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, Tiranë, prej vitit 2015 deri në shkurt 2018.
Gjatë periudhës Shkurt- Qershor 2018, ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.
Është njohës i gjuhës frënge, italiane ,angleze dhe greke.
Ka qenë kandidat për Deputet në listën shumëemërore të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017.
Adrian Gurma ka ushtruar funksionin e Nënprefektit në Sarandë, në periudhën Nëntor 2018 – Qershor 2019.
Si u zgjodh Adrian Gurma në krye të Bashkisë Sarandë
Në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, konkuroi si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Sarandë përballë kandidatit të pavarur Ilir Nikolla. Adrian Gurma u shpall fitues me rreth 80% të votave.
Përgjatë viteve të drejtimit të bashkisë Sarandë prej tij janë kryer disa ndryshime. Bulevardi i Sarandës është një prej investimeve të kryera. Problem ende i pazgjidhur mbetet furnizimi me ujë të pijshëm, mësimi me turne në shkolla, mos vënia në funksion e shkollës te ekokampusi etj. Problematikë mbetet edhe trafiku i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve, sidomos përgjatë sezonit të verës.
Premtimet elektorale të Ardian Gurma
Adrian Gurma premtoi:
- Bashkia e Sarandës do të jetë në krye të të gjitha bashkive turistike të vendit sepse potencialet për evoluim e zhvillim janë të mëdha;
- Mbi 10 milion euro investime për shëtitoren e re.
- Është programuar investim për infrastrukturën brenda pallateve;
- Do të kemi në fokus Ksamilin, në 4 vitet e ardhshme ai do të jetë shumë më mirë se sot.
- Investimi kryesor është ai në infrastrukturë, duke filluar më rrugën hyrëse nga nëncentrali deri në kanalin e Cukës. Kjo ndërhyrje do të sjellë çlirimin e trafikut në Sarandë. Një pikë tjetër e rëndësishme e bashkisë Sarandë është edhe Ksamili, fluksi i të cilit kalon nëpër Sarandë;
- Jemi në fazën e dytë për rrjetin e ujësjellësit dhe pas dy vitesh Saranda do ketë zgjidhur problemin e ujit, për të patur ujë në 24 orë;
- Ndërhyjë për të unifikuar të gjitha fasadat e qytetit. Në mënyrë që kur turistët të vijnë nga deti, të shohin një pamje më dinjitoze të godinave.
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Situata në Livinë mbetet kritike, rrezikohet edhe fshati Velahovë – VIDEO
03/02/2212:46

Policia identifikon autorin e zjarrit ku u dogjën 3 shtëpi në Livinë, shpallet në kërkim – VIDEO
03/02/2212:46

Dashamir Malo dhe Vangjel Zafirati përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, Patër 2023
03/02/2212:46

Athinë, përplasje me armë mes bandave, vriten 6 shqiptarë
03/02/2212:46

Njoftim pune për Ekonomist/e në dyqan firme kondicionerash në Sarandë
03/02/2212:46

Nga mesnata mbyllet rruga Muzinë – Jorgucat. ARRSH: Do ta asfaltojmë këtë rrugë
03/02/2212:46

Maratona Kombëtare e Notit në Sarandë – Aktiviteti i plotë – VIDEO
03/02/2212:46

Mijëra të huaj vizitojnë qytetin antik të Butrintit! Turistët e mahnitur: Vendi më i bukur në Shqipëri
03/02/2212:46

Eventi sportiv Saranda Beach Games, një tjetër arsye më shumë për të vizituar Sarandën
03/02/2212:46

U filmuan duke vaditur bimët e ndaluara, 2 në pranga, 1 tjetër në kërkim. Edhe 2 të proceduar
03/02/2212:46






Rezervime

Dhomë treshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
03/02/2212:46

Vila Alvin, Apartament 1+1
03/02/2212:46

Apartamenti 5 – Vila Stupende
03/02/2212:46

City Glow – Apartament me 2 dhoma
03/02/2212:46

Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
03/02/2212:46
Suvenire

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
03/02/2212:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
03/02/2212:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
03/02/2212:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
03/02/2212:46

Suvenire nga Saranda – Shegë
03/02/2212:46



