A do të jetë gati për këtë vit shkollor Eko Kampusi Universitar në Sarandë?

Punimet për ndërtimin e Eko Kampusit Universitar në Sarandë kanë përfunduar prej 4 vjetësh, por pavarësisht kësaj, duket se edhe këtë vit mësimi në shkollat e qytetit të Sarandës do të vazhdojë me turne.

3 vjet më parë, pikërisht më 14 shtator 2019, pas shqetësimit të ngritur nga drejtoresha e shkollës “9 Tetori”, kryetari i Bashkisë Adrian Gurma u shpreh se kemi ngritur një grup pune për të bërë preventivin e bangave dhe disa punimeve të tjera të brendshme të cilat kishin mbetur pa përfunduar.

Më 26 gusht 2020, drejtori i Zyrës Arsimore Sarandë Vladimir Dema u shpreh se tek Eko Kampusi kanë mbetur për t’u kryer vetëm disa punime hidraulike dhe elektrike, ndërsa baza materiale me tavolina dhe karrige është gati.

Por pavarësisht këtyre, Eko Kampusi nuk do të jetë gati as për fillimin e këtij viti shkollor.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.