4 çunat nga Saranda pjesë e bandës kriminale ESKO në Greqi. Policia publikon emra dhe foto
Banda ESKO u shkatërrua pasi një shqiptar dhe një police 35-vjeçare u plagosën gjatë bastisjes së një kampusi të përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje.
Policia greke ka publikuar emrat dhe fotot e një pjese të bandës ESKO, ku përfshihen 10 shqiptarë dhe 4 grekë:
- Ramazan Rushit, 28 vjec nga Pogradeci
- Marko Qafa, 25 vjec nga Berati
- Sigi Rustemaj, 28 vjec nga Vlora
- Ermir Meta, 31 vjec, nga Corovoda
- Veli Qose, 25 vjec nga Xarra, Konispol
- Vasil Suloti, 33 vjec, nga Aliko, Finiq
- Ermin Ferhati, 27 vjec “Esko”
- Vasil Vasili, 30 vjec, nga Vergo, Delvine
- Greant Kalanderi, 33 vjec
- Jurxhino Dura, 28 vjec nga Ksamili, Sarande
Gjatë operacionit të policisë, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.
Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.
“Esko” akuzohet për 5 vepra penale. E para ka të bëjë me rrëmbimin e djalit 17-vjeçar të një gazetari më 11 maj 2019. Grupi i tij me të paktën 10 shqiptarë e grekë ka rrëmbyer të miturin nga zona e Zografou teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Pagrati. Ata e kanë goditur, i kanë vënë kapuc në kokë dhe e kanë dërguar në zonën ku qëndronin.
Fëmija u mbajt peng për shumë orë nga grabitësit shqiptarë, të cilët i morën celësat e shtëpisë për të grabitur. Në momentin e sulmit, në shtëpi ishin prindërit dhe vëllai i vogël. Gazetari, në përpjekje për të mbrojtur familjen është përleshur me bandidtët, po rata e rrahën dhe e plagosën me thikë.
Një nga autorët u vu në pranga rreth 8 muaj pas ngjarjes. “Esko” nuk ishte arratisur në Shqipëri, por kishte gjetur strehë në godinën e vjetër të Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou”.
Akuza tjetër ka të bëjë me vjedhjen e disa pajisjeve në Universitet me vlerë mbi 300 mijë euro ndërsa akuzat e tjera për grabitje dhe trafik droge. Akuza e fundit është për vjedhje në disa dyqane në një qendër tregtare.
Ndonëse operacionet e mëparshme u dekonspiruan prej lidhjes së një policeje greke me kreun e bandës, së fundmi është zhvilluar një operacion që ka sjellë arrestimin e shqiptarit, i cili u plagos nga efektivët teksa përpiqej të arratisej.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
26/11/2215:29
Suvenire nga Saranda
26/11/2215:29
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
26/11/2215:29
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
26/11/2215:29
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
26/11/2215:29