Zbardhen negociatat: Në tetor Shqipëria shkon në zgjedhje vendore

25/05/209:50

Shperndaje:


Botuesi i ‘Koha Jone’, Nikoll Lesi shkruan se
kryeministri Edi Rama eshte bindur nga keshilltaret dhe disa te huaj qe te shpalle zgjedhjet vendore ne tetor te ketij viti.
Referuar burimeve konfidenciale, ne shkrim Lesi
sqaron se Rama nuk do t’i shpalle keto zgjedhje qe u moren nga PS ne 30 qershor te vitit te shkuar, ‘se ka hallin e demokracise, por se eshte ne kerkim te mandatit te trete si kryeminister.

“Burime shume konfidenciale tregojne se
keshilltaret e tij dhe disa te huaj e kane bindur kryeministrin Rama qe ne tetor te ketij viti te zhvilloje zgjedhjet vendore, te cilat i mori me 30 qershor 2019 si nje parti komuniste, me nje kandidat.
Por Rama ne kete rast nuk ka hallin e
demokracise, pasi ate e ka shkaterruar dhe rrezuar pertoke, duke e fundosur me rastin e Teatrit Kombetar, por ai bluan tjeter hall. Ai do mandatin e trete si kryeminister.
Ai nuk duron dot qe te humbe, ndonese te gjitha sondazhet e gojne ne nje humbje marramendese, ku nuk kap as rezultatin me te dobet te PD, ne vitin 2017.

Ndaj qe te mos shkoje ne zgjedhjet parlamentare
te prill-maj 2021 (pasi zgjedhje nuk do kete nga qershori deri ne gusht) si daci ne kos, po merr masa testimi ne tetor te ketij viti ku do te zhvilloje zgjedhjet vendore. Me kete rast edhe shfryn mllefm popullor me vendoret, qe natyrisht do t’i humbase, por edhe pret koka ne Tirane e ne rrethet duke ia hedhur popullit socialist, dhe ferkon duart ne Surrel
perte korrigjuar emra, kandidatura, politika,
qeverine per zgjedhjet politike ne prill-maj 2021”, shkruan Lesi ne artikullin e botuar sot, duke shtuar se ‘te njejtat burime sqaruan se kryeministri do t’i shpalle zgjedhjet vendore, gjoja sikur po ploteson kerkesat e opozites dhe disa nderkombetareve, por ne te vertete ka hallin e karriges se tij, shkruan Nikoll Lesi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

DPSHTRR njofton: Pagesa e taksës së automjeteve bëhet online nga telefoni ose kompjuteri
LUSSO CLEAN SARANDË KËRKON AGJENT SHITJESH NË TERREN
Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç
Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.