Rruga që lidh Qafë Botën me Butrintin, fytyra indiferente e pushtetarëve

20/02/1710:38

Shperndaje:


Përgjithësisht rrugët që lidhin zonën e Sarandës janë në një gjendje të mirë. Këtu kemi parasysh rrugën Levan-Sarandë, Vlorë-Sarandë, Kakavije-Sarandë dhe Qafë Botë-Sarandë. Por cuditërisht, një segment rruge shumë i vogël ka mbetur i harruar. Bëhet fjalë për segmentin Shkallë-Xarrë, segment që lidh pikën doganore të Qafë Botës me qytetin antik të Butrintit, në Bashkinë Konispol.
Megjithëse pushtetarëve u ka rënë rruga të kalojnë edhe në këtë segment, gjendjen e keqe të kësaj rruge e kanë harruar përpara se të ktheheshin në Tiranë. Vetëm pak javë më parë ishte kryeministri i vendit që kaloi në këtë segment për të bërë gallatat me banorët e kësaj zone gjatë ndarjes së certifikatave të legalizimit. Por gjatë këtyre muajve në këtë segment kalon shumë shpesh edhe ministri Gjiknuri, i cili është kordinatori i PS për Qarkun Vlorë. Edhe ky, pavarësisht se banorët ja kujtojnë në cdo takim, e harron gjendjen e kësaj rruge përpara se të kthehet në Tiranë, kjo mbase sepse ka bindjen  se kjo zonë është tradicionalisht e majtë dhe banorët e sajë nuk mund të sakrifikojnë parimet për një copë rrugë.
Por gjendja e keqe e kësaj rruge nuk harrohet nga vizitorët e huaj që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre, pasi ata e fiksojnë në fotot që i shpërndajnë si për t`u thënë miqve të tyre se po ndodhen në vend të egër ku nuk ka as rrugë normale. rruga shkalle xarre

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nga sot ndalohen ndërtimet në zonat turistike, pezullimi deri më 15 shtator
Avokati kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova
Me 5 kg kanabis drejt Sarandës dhe Ksamilit, arrestohen 3 persona pranë urës së Kakomesë
Taverna Avlia në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Ndihmës kuzhiniere
Banorët prisnin përgjigje për ujin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë – VIDEO
Firmosi “pavarësinë” e Delvinës dhe Konispolit, Ardit Bido fshin videon nga Facebook

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.