Rruga e Flamurit ende e mbyllur, bizneset drejt falimentimit

15/06/1721:27

Shperndaje:


Megjithëse punimet në Sheshin e Sarandës dhe Rrugën e Flamurit kanë përfunduar, përvec disa metrave në trotuar, rruga vezhdon të mbahet ende e bllokuar.
Bizneset që operojnë në zonë më kot pritën me ankth përfundimin e punimeve, të cilat filluan që prej tetorit të vitit të kaluar.
Edhe pse punimet kanë përfunduar prej 1 jave, përvecse rruga vazhdon të mbahet e bllokuar, nga ana e Bashkisë Sarandë bizneseve që trokasin cdo ditë nëpër dyert e bashkisë nuk po u jepet asnjë shpjegim apo sqarim rreth projektit të funksionit të kësaj rruge.
Dy ditë më parë Rruga Onhezmi, e cila shërbente si rrugë hyrese per ne Sarande u kthye në rrugë dalëse, cka i pret shpresat e bizneseve në ne Rrugen e Flamurit për hapjen e saj për qarkullimin e mjeteve edhe për një kohë të gjatë.
Bizneset, shumica prej të cilave veren direkt nga qarkullimi në këtë segment,  shprehen se nuk po u jepet asnjë përgjigje dhe se ata ndodhen në prag të falimentimit.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.