Rrëfehet Bashkim Balili: Ja cfarë më tha Keli

20/12/1716:37

Shperndaje:


Vëllai i të shumëkërkuarit Klement Balili ka folur në një intervistë ekskluzive për Report Tv lidhur me akuzat e shumta brenda dhe jashtë vendit ndaj vëllait të tij apo mënyrës si familja e tij dhe ai vetë i kanë përfituar pronat, lidhjet politike dhe vendimin e Policisë së Shtetit për të hequr licencat për dy kompanitë e sigurimit.

Bashkim Balili ka theksuar prerë për mikrofonin e Report Tv se nuk ka asnjë lidhje me asnjë parti politike dhe as politikan, dhe se biznesi i tij është apolitik. Ai deklaroi se është pronar i ligjshëm dhe të ardhurat pronat e tij nuk kanë burim krimin apo të ardhura nga krimi. “Shoqëria ime është apolitike, nuk bën pjesë në politikë. Unë jam i martuar, baba i tre fëmijëve, kam shtëpinë time, ekonominë time. Për sa i përket pronave, që nga 1994, pronat që posedoj si pronar i ligjshëm nuk kanë burim krimin apo të ardhura nga krimi, por kanë të ardhura nga biznesi i pastër”, tha Balili.

Edhe akuzat ndaj Klementit, ai i cilësoi politike, duke sqaruar se e ka këshilluar të përballet me drejtësinë, por vëllai i tij nuk ka besim te drejtësia shqiptare, dhe se do të dorëzohet në momentin që do ketë fakte ndaj tij. “Po, i kam thënë dhe shprehimisht më ka thënë ‘drejtësia të bëjë punën e vet, jam i pafajshëm, në momentin që dënohem do vij të ballafaqohem me të vërtetën’”, sqaroi ai.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon të punësojë staf shërbimi. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.