Procedohet penalisht fshatari, shiste në fshat mall kontrabandë

28/11/1613:59

Shperndaje:


Policia e Shtetit njofton se ka filluar procedim penal ndaj një fshatari 58-vjeçar nga Çuka, në periferi të Sarandës. Sipas njoftimit, fshatarit iu gjetën në dyqanin e tij mallra që konsiderohen kontrabandë, por pa u specifikuar se për çfarë mallrash bëhet fjalë. Policia njofton se malli i gjetur në dyqanin e tij u sekuestru.
Mbetet mister fakti se si arriti ky fshatar nga Çuka të transportonte deri në dyqanin e tij këtë mall kondrabandë pa rënë në syrin e doganierëve apo nëse mallin kontrabandë e kaluar nëpërmjet rrugëve të tjera si p.sh. Kanali i Korfuzit dhe nëse në këtë veprim ka patur apo jo edhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Për zhvillimet e reja rreth këtij rasti kontrabande, jemi në pritje të raportimit nga korespodenti ynë që ndodhet në vendngjarje. cuke-sarande 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.