Presidenti Meta publikon mesazhin e qytetarit nga Saranda pas dekorimit të Vasil Laçit

28/05/2013:15

Shperndaje:


Në një postim në facebook, Presidenti Meta shkruan se shumë mesazhe dhe letra falenderimi kam marrë këto ditë nga të gjitha trevat shqiptare për vlerësimin e Heroit të Popullit, Vasil Laçi me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.
Ndër to veçoj letrën e ndjerë që mora nga Aristotel Spiro Mëhilli nga Saranda, profesor i matematikës, sot në pension, i cili ndër të tjera më përshëndeste edhe me një baladë plot me emocione të thella njerëzore dhe atdhetare, të shkruar prej tij qysh në vitin 1980 për Heroin e Popullit, Vasil Laçi, disa pjesë të së cilës po i ndaj me të gjithë ju.

🇦🇱 VASIL LAÇIT 🇦🇱

Linde buzë detit,
Me dallgë e shqetësime,
Krenar përball tyre,
Malet kryetrime.

Nëna ty të rriti,
Me zemër shqiptari,
Verës me erë deti,
Dimrit me erë mali.

Deti të dha zemrën,
Populli dashurinë,
Urrejta – koburen,
Mali, trimërinë!

Në fishek ti fute,
Si plumb e barut,
Urrejtjen e popullit,
Urrejtjen pa fund.

Zemrën dot s’ta thyen,
Torturat fashiste,
Dhe përmbi trekëmbësh,
Më i larti ishe.

Në qiellin e Atdheut,
Mbushur yje lirie,
Ti jeton e ndriçon,
Në këngë trimërie.

Lirisë ti ja fale,
Gjithë dashuritë,
Ndaj ti nuk vdiqe,
Por jeton përditë.

Kurorë e përhershme,
Përmbi lapidar,
Një ulli tund degët,
Dimër e behar.

Piqeras, 1980.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web,  të hënën më 3 nëntor në orën 13:00
Triumf Historik në Romë – Akademia e Brazilian Jiu-Jitsu Sarandë shpallet 5 herë Kampione Europe në No-Gi 2025
Bashkia thotë se në Sarandë ka 69 vendparkime biznesesh, reagon Ilirjan Gërdhuqi – VIDEO
Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj
Dritan Peçi: Pse bizneseve me makina e motorë me qira u jepen nga 2-3 vendparkime? – VIDEO
Policia e Sarandës arreston 56-vjeçarin që dhunoi motrën, pavarësisht urdhrit të mbrojtjes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.