Ndryshojnë kufijtë e shpejtësisë në Shqipëri, më shumë kamera inteligjente në rrugët kombëtare

29/07/2614:01

Shperndaje:

Ndryshojnë kufijtë e shpejtësisë në Shqipëri, më shumë kamera inteligjente në rrugët kombëtare

Kufijtë e shpejtësisë në rrugët e Shqipërisë pritet të rishikohen, ndërsa kontrolli ndaj drejtuesve të automjeteve do të zgjerohet përmes kamerave të shpejtësisë dhe sistemeve inteligjente të monitorimit. Masat janë parashikuar në Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e veprimit që e shoqëron atë, tashmë të publikuar në Fletoren Zyrtare.

 

 

Sipas dokumentit, gjatë periudhës 2027–2029 parashikohet instalimi i kamerave të shpejtësisë dhe sinjalistikës inteligjente në pika të përzgjedhura të rrjetit rrugor. Pajisjet do të shërbejnë për kontrollin e shpejtësisë së automjeteve dhe do të lidhen me Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut.

 

Për zbatimin e kësaj mase, përgjegjësi kryesor do të ketë Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, strukturat e transportit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

 

Rishikohen edhe tabelat e shpejtësisë

 

Strategjia nuk parashikon vetëm shtimin e kontrollit elektronik. Gjatë së njëjtës periudhë pritet të bëhet edhe rishikimi i kufijve ekzistues të shpejtësisë, duke i përshtatur ato me nivelin e rrezikut dhe karakteristikat konkrete të secilit segment rrugor.

 

Përcaktimi i kufijve do të mbështetet në të ashtuquajturën “Qasje e Sistemit të Sigurt”, ku merren në konsideratë infrastruktura e rrugës, niveli i mbrojtjes së automjeteve dhe pasojat që një përplasje me shpejtësi të caktuar mund të ketë për njerëzit.

 

Kjo do të thotë se kufijtë e shpejtësisë nuk do të trajtohen në mënyrë të njëjtë për çdo rrugë, por do të lidhen me kushtet dhe rrezikun e segmentit përkatës.

 

Vëmendje e veçantë parashikohet për zonat urbane, rrugët pranë shkollave dhe zonat me lëvizje të lartë të këmbësorëve, ku strategjia kërkon masa për qetësimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë.

 

Do të matet sa shoferë respektojnë kufijtë

 

Një tjetër element i planit është monitorimi i përqindjes së automjeteve që lëvizin brenda kufijve të lejuar të shpejtësisë në kushte trafiku të lirë.

Të dhënat do të përdoren për të vlerësuar efektin e masave të reja dhe për të orientuar kontrollet e Policisë Rrugore dhe fushatat për sigurinë rrugore.

 

Në praktikë, strategjia për periudhën 2026–2030 synon të kombinojë rishikimin e kufijve të shpejtësisë me një kontroll më të gjerë elektronik, duke shtuar përdorimin e kamerave dhe teknologjisë inteligjente në rrjetin rrugor shqiptar. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndryshojnë kufijtë e shpejtësisë në Shqipëri, më shumë kamera inteligjente në rrugët kombëtare
Ujësjellësi Sarandë – Numri i kontaktit për Sarandë, Ksamil, Finiq, Delvinë dhe Konispol
Tenderi 634 mijë euro për rikonstruksionin e 2 kopshteve në Sarandë, fitues shpallet oferta me 97%
Lamallari urdhër të prerë Policisë: Kontrolle çdo 15 minuta për muzikën e lartë, 45 decibel pas orës 20:00
FOGA HEBRUS Hotel në Ksamil kërkon Recepsionist, Sanitare dhe Barist. Ofrohet akomodim
Lamallari: Nuk do të lejohet muzikë mbi 45 decibel nga ora 20:00 deri në 24:00

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.