Presidenti Meta: Dvoranit t’i ndalohet menjëherë veprimtaria kriminale


Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente për mediat ku ka akuzuar kreun e KED,-it, Ardian Dvorani në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta tha se ka fakte të reja të cilat do t’i dorëzojë në Prokurori për të thelluar më tej hetimet, në vijim të kallëizmit që ai ka bërë në nëntor, për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit tha se Dvorani qëllimisht e ka vonuar procesin e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të siguruar sipas tij, mandatin e dytë në krye të KED-së. “Fakte të reja mbi vepritarinë kriminale të Ardian Dvoranit”, tha Meta, teksa paraqiti faktet sipas tij, që flasin për një veprim të organizuar. Meta kërkoi që Dvoranit t’i ndërpritet detyra.

“Mirë se erdhët në Kështjellën e mbrojtjes së Kushtetuesës. Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë me kallëzim penal ndaj Dvroranit, sepse duhet t’i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht. Sot janë këtu për të treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, ku Ruçi i drejtohet kryetarit të KED-së për t;i kërkuar info për procesin e emërimeve të anëtarëve të Kushtetuesës, brenda ditës i përgjigjet kërkesës duke keqinformuar dhe fshehur indo mbi vullnetin e shprehur të presidencës.  Pa zhvilluar asnjë mbledhje, pa pasur kompetenca ligjore konstaton si të jetë vetë organi i presidencës, zgjedhjen e një anëtari të gjykatës Kushtetueses. Ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar që në bashkëpunim më kuvendin, ti rrëmbenin presidentin emërimin në Gjykatës Kushtetuese. Dvorani t’i përgjigjet SPAK pse nuk thirri KED për të shqyrtuar shkresën e presidencë, a i ka kompetencat për ta bërë një gjë të tillë. Me kë bashkëpunoi apo e urdhëroi?” tha Meta.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë